Godelli: Jam i pastër, dopingu nuk është pjesë e jona

Sport
278
0
sample-ad

Peshëngritësi Daniel Godelli ka kërkuar mbështetje maksimale nga të gjithë për të kapërcyer këtë moment të vështirë ku ndodhen. Shtangisti shprehet se medaljet nuk janë marrë me doping,

por me mund dhe me djersë dhe këtë sipas tij do ta tregojë fundit, prandaj kërkon mbështetje deri në fund.

“Falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më mbështesin. Flas në emër të gjithë ekipit kombëtar të peshëngritjes dhe kolegëve të mi që ndjejnë të njëjtin siklet, jemi të vetëdijshëm që jemi një shteti i vogël dhe i varfër, duhet të kuptoni që një kampion bote për shtetin tonë është shumë më e madhe se një investim që bëjnë shtetet e tjera dhe jam i mërzitur vetëm për një gjë, që ndoshta shumë njerëz ndjehen të zhgënjyer nga unë dhe koleget e mi.

Sot ju bëj një kërkesë nga gjithë komuniteti i peshëngritjes të na mbështesni deri në momentin e fundit sepse dopingu nuk është pjesë e jona, këto rezultate i arritëm me mund dhe djersë, ju falenderoj dhe dua një mbështetje si kur isha para garës. Mos e bëni për mua por për flamurin shqiptar” përfundon ai.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen + ten =