Frutat që janë të shëndetshme për të gjithë familjen

Shendeti
437
0
sample-ad

Gjatë ditëve të ftohta ne shpenzojmë shumë kohë në shtëpi (shpesh para televizionit ose në shtrat), është gjithnjë e më e vështirë t’i rezistojmë ndjenjës për të ngrënë diçka gjatë gjithë ditës. Prandaj dhe mezet nuk duhet të jenë jo të shëndetshme dhe me vlera të varfra ushqyese. Këtu ne ju sjellim disa sugjërime për mezet ku ju (së bashku me anëtarët e familjes dhe miqtë tuaj) do të shijoni ato, pa pasur nevojë të brengoseni për ndikimin e tyre në shëndetin tuaj.

Frutat e thata

Frutat e thata si: boronicat e kuqe, rrushi, fiku, kajsia, janë shumë të shijshme, të pasura me hekur, vitamina, fibra dhe minerale të tjera esenciale, por gjithashtu janë shumë të shijshme në kombinim me frutat me lëvozhgë. Mollët e thata (sidomos në qoftë se mund të merrni molla vendore nga fshatrat) janë një delikatesë e çmuar gjatë dimrit, veçanërisht me çaj ose pije të tjera të nxehta.

Frutat me lëvozhgë

Bajamet, arrat indiane, arra, lajthi, fëstëkë, etj, janë të pasura me kalcium, magnez, zink, yndyra të shëndetshme, fibra, vitaminë E dhe minerale të tjera thelbësore. Arrat braziliane janë burimet më të pasura nga bota bimore me antioksidues dhe selen (mjaftojnë vetëm dy arra në ditë për të përmbushur të gjitha nevojat për selen). Duhet të mbani në mend se këto ushqime të imëta janë kalorike dhe për këtë arsye duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar (kombinohen në mënyrë të shkëlqyer me fruta të thata), kështu që para se të shërbehen, mund të kombinohen me boronica të kuqe të thata ose rrush të thatë.

Farërat

Një përzierje e farërave të susamit, lulediellit, lirit, kungullit, janë ushqime të shijshme dhe të pasura me yndyra të shëndetshme. Farat e kungullit mund të thahen apo të pjeken në shtëpi, ose të konsumohen të papërpunuara. Ato janë në dispozicion gjatë gjithë vjeshtës dhe dimrit.

Kokoshkat

Ky lloj ushqimi që shpesh asociacion me shkuarjen në kinema, apo në ndonjë shëtitje në qytet, përse të mos përgatitet edhe në shtëpi (pasi nuk merr shumë kohë dhe përpjekje). Kokoshkat janë drithëra integrale, të pasura me fibra dhe anitoksidantë, proteina dhe hekur, prandaj janë mundësi shumë më të shëndetshme sesa mezet e llojeve të ndryshme të patateve të skuqura dhe atyre nga mielli i rafinuar.

Shkopinjtë nga frutat dhe perimet

Shkopinjtë nga trangulli, karota, selino, apo pjepri, avokado, dardha, etj, janë meze të shijshme dhe super të shëndetshme. Shkopinjtë nga frutat dhe perimet munden gjithashtu të shërbehen me pak salcë me shije të ndryshme.

Sallatë frutash

Sallata nga frutat është një zëvendësim i shkëlqyer për ëmbëlsirat apo për një meze të lehtë të ëmbël, që e keni në plan për ta konsumuar në mbrëmje, para televizionit ose në shoqërinë e miqve. Zgjidhni fruta që ju pëlqejnë dhe kombinoni shijet sipas dëshirës tuaj. Në një sallatë frutash mund të shtoni kokos, kanellë pluhur, lëng limoni, fruta të thata, të tilla si: boronica të kuqe, bajame, etj.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 − ten =