Dashamir Shehi shpërfill opozitën, në datën 18 dhjetor do të jem në Kuvend. Basha: "Topi në fushën e tyre shpresoj që maxhoranca të reflektojnë”

AktualitetKryesorePolitike
340
0
sample-ad

Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, deputeti Dashamir Shehi, i cili është edhe aleat me Partinë Demokratike, pas një takimi që ka pasur me kreun demokratikas, Lulzim Basha, ka deklaruar për mediat se më datën 18 dhjetor opozita do të hyjë në Kuvend.

“Mendoj se opozita do të kthehet në Kuvend më 18 dhjetor, java që vjen, intensive për rikthimin në Parlament dhe shpresojmë që shumë shpejt do të kemi lajme të rëndësishme”, tha Shehi.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mblodhej me aleatët dhe deputetët ku tema kryesore e diskutimit ishte bojkoti në Parlament, u shpreh se PD ia arriti qëllimit me bojkotin, ndërsa shprehet se tanimë mbetet në dorë të mazhorancës për të reflektuar mbi kërkesat e opozitës. Basha deklaroi  se opozita është me afër se kurrë plotësimit të standardeve të kërkuara.

“PD është e gatshme të hedhë hapin e saj e rrugëdaljes nga kjo situatë, nuk ishin vetëm aleatët, ishim ne nismëtarë. Pengesa ishin ata që nuk dinin se cfarë ishte opozita. Arritëm solidarizimin e europianevë për të ndalur praktikat abuzuese e dhunuese ndaj opozitës, Topi është në fushën e tyre shpresoj që maxhoranca të reflektojnë” tjaBasha

Takimi i Bashës me aleatët vjen menjëherë pas kthimit të tij nga Këlni i Gjermanisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − 13 =