28 vjeçarja që ngjan si 60 vjeçe

Kuriozitete
336
0
sample-ad

Hu Huan nga provinca kineze e Henanit lindi një djalë në vitin 2003, por shumë shpejt pas lindjes përjetoi ndryshime të mëdha fizike. Ajo papritmas filloi t’i ngjante më shumë gjyshes së kësaj fëmije sesa nënës së tij.

Kinezja 28-vjeçare u diagnostikua me sëmundjen laxa cutix, që është çrregullim i indeve, ku lëkura e sëmurë lëshohet dhe bëhet joelastike. Njerëzit me këtë çrregullim shumë shpejtë plaken, kështu që edhe Hu Huan erdhi në një situatë të tillë që të duket si një 80-vjeçare.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, raporton se janë rreth 200 raste të tilla ku u shfaq kjo sëmundje e çuditshme. Sëmundja shpesh shkaktohet nga mutacionet në gjene, të përfshira në formimin dhe funksionimin e fibrave elastike.

Ky mund të jetë një problem serioz, sepse kjo ka të bëjë me sigurimin e fuqisë dhe fleksibilitetin e indeve lidhëse, i cili është i rëndësishëm për gjithë organizmin dhe trupin.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − eight =