Rama: Shkalla e punësimit u rrit me 3.7 %

Ekonomi
236
0
sample-ad

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës plenare deklaroi se statistikat zyrtare të prodhuara nga Instituti i Statistikave një ditë më parë, faktuan atë që qeveria ka deklaruar, rritjen ndjeshëm të numrit të të punësuarve dhe kjo, sipas tij, faktohet edhe nga libri i llogarive të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Duke marrë fjalën në Kuvend, kryeministri Rama tha se rritja e numrit të të punësuare lidhet drejtpërdrejt me lëvizjen në drejtimin e duhur nga njëra anë të dhe nga ana tjetër, të luftës kundër skllavërisë

Ajo që anketa 3-mujore e forcave të punës e publikuar nga INSTAT bazuar në shifra të verifikueshme është konfirmimi i faktit se krahasuar me 3 mujorin e tretë të vitit 2013 shkalla e punësimit u rrit me 3.7 pikë përqindje, shkalla e pjesmarrjes së forcave të punës u rrit me 4.8 pikë përqindje, ndërsa shkalla e papunësisë shënoi rënie të lehtë”, deklaroi Rama.

Duke u ndalur tek shkalla e papunësisë së regjistruar, Rama tha se kjo shpjegohet me faktin se është rritur ndjeshëm besimi se mundësia për punë është më e madhe, çka i bën njerëzit në kërkim pune të rëgjistrohen si punëkërkues.

Rritja e numrit të regjistruar si punëkërkues duhet të shihet jo si rritje e papunësisë, por si rritje e forcave të gatshme për punë. Krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti kemi një rritje të shkallës së punësimit me 1.8 pikë përqindje”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kjo, shpjegoi më tej kryeministri, nuk është vlerësim subjektiv i yni, por shpjegim që bëhet në të gjthë botën. Kryeministri Rama u ndal edhe tek arsimi profesional, i cili tha ai, është në funksion të kërkesave të tregut.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − nine =