Vëllai i Gate Mahmutaj, i shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet nga policia

AktualitetKronikeKryesore
262
0
sample-ad

6 muaj kanë kaluar nga operacioni anti-kanabis në Lazarat, por arrestimet vazhdojnë. Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga vëllain e Gate Mahmutaj, Xhezo Mahmutaj,  i cili ishte shpallur në kërkim pasi i janë gjetur armë, municione dhe lëndë narkotike.

Policia e Gjirokastrës bën të ditur se 56 vjeçarit Mahmutaj më datën 19.06.2014, në kuadër të operacionit antikanabis gjatë kontrollit në banesë në fshatin Lazarat ju gjetën municione luftarake, 68 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sativa, 495 rrënjë të dyshuara narkotike, 76.8 gram farë e dyshuar narkotike, një armë gjahu teke si dhe një thikë.

Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Ndërkohë materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimin i bimeve narkotike”, “Prodhim e shitje te narkotikeve “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − twelve =