Shpërthime pranë stacioneve policore në Kumanovë dhe Tetovë të Maqedonis

AktualitetKronike
279
0
sample-ad
Dy shpërthime në afërsi të stacioneve policore në Kumanovë dhe Tetovë ka mobilizuar forcat e rendit në qytetet Maqedonase.

Mediat lokale njoftojnë se rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mart persona të panjohur kanë aktivizuar një mjet shpërthyes në afërsi të stacionit policor të Kumanovës.

Sipas tyre bëhet fjalë për bombë të tipit kashikara të vendosur në një kanalizim në rrugën pranë stacionit policor dhe një shkolle fillore.

Nga ky shpërthimi në Kumanovë nuk ka të plagosur, por vetëm është dëmtuar një makinë. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, përmes një deklarate për mediat maqedonase ka theksuar se janë dëgjuar shpërthime në afërsi të stacioneve policore, por ka përgënjeshtruar faktin se objekt i sulmit kanë qenë stacionet policore.

Pas këtyre shpërthimeve ka pasur forca të shumta policore, në hyrje daljet e qytetit. Ekipet policore të armatosura kanë kontrolluar makinat dhe kanë siguruar zonën përreth stacioneve policore. Nga ana tjetër, mediat maqedonase si Sitel kanë raportuar për ngjarjen, duke akuzuar se mediat shqiptare përmes raportimeve të tyre po tentojnë të krijojnë tensione.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − eleven =