Gjykata e Sarandës dënon me 2 vite burg sekretarin e Kokëdhimës, Agron Canen

KronikeKryesore
330
0
sample-ad

Gjykata e Sarandës ka dhënë sot vendimin për Agron Canen, punonjësin e zyrës së deputetit të PS-së Koço Kokëdhima, i cili akuzohet për ngacmim seksual dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm, pas publikimit të një video skandali nëNews 24, ku ai i kërkon favore seksuale me të bijën 14-vjeçare një gruaje në këmbim të një veni pune.

Ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar 3 vite burg për Canen, Gjykata e Sarandës e ka dënuar atë me 2 vite burg. Referuar ligjit, për veprën ngacmim seksual parashikohet 7 vite burg.

VIDEOSKANDALI

Dialogu mes Canes dhe gruas që e denoncoi zhvillohej në zyrën e këtij të fundit. Gruaja, një vejushë 40-vjeçare, me tre fëmijë, i ka kërkuar t’i sigurojë një vend pune. Ndërsa përgjigja që merr nga Cane është se duhet t’i sjellë të bijën 14-vjeçare, e cila sipas tij ka nevojë për seks.

Vajzën e paske të zhvilluar, ka hormone. Duhet të bëjë seks me mua. Mund të bëni seks të dyja bashkë me mua”.

Unë, ti dhe vajza do t’i hipim krevatit të tre. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoi të vijë, unë e pres me padurim”.

Ti mos e çaj kokën. Vajza jote më është fiksuar. Shoqet e saj e kanë bërë shpejt këtë punë. Këtë ta jap me firmë. Ajo do çlirohet se ka shumë hormone, vajza ka nevojë për seks”, thotë ai.

E di si është puna e femrës, si puna e Vasilikojit, sa më shumë ujë gjethja bëhet më e mirë, ndërsa femra sa më herët të kryej seks, aq më e freskët është”, shton më tej Cane.

Ndërsa gruaja thotë se kur bëhet fjalë për të bijën, aq më tepër në këtë moshë, kjo është diçka e tepruar. Por Cane e siguron se nuk do të ndodhë asgjë e keqe, pasi ai mund të zgjidhet kryebashkiak i Sarandës dhe vajzës “do i pjellë kaposhi”.

Nuk dua të them shumë fjalë se mburrem, por po deshi Zoti dhe unë zgjidhem kryetar i Bashkisë, dije se vajza jote do shikojë të ardhmen”, shprehet Agron Cane.

Ti vajzën e ke në kontroll të plotë. Unë të shikoj në sy. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoj të vij, unë e pres me padurim”, thotë Agron Cane.

Gjatë bashkëbisedimit, Cane shprehet se ka pasur oferta nga femrat, por nuk i ka pranuar, pasi nuk është maniak seksual.

“Unë nuk jam manjak, pasi kam një grua në shtëpi. Mua më pëlqen gjëja e bukur dhe këtë e bëj me kënaqësi”, dëgjohet në video.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen + seventeen =