Roma dhe Manchester City në betejën finale, Barcelona – PSG përballje luksi

Sport
312
0
sample-ad

Mbrëmja e sotme do të jetë e fundit përsa i përket takimeve të vlefshme për fazën e grupeve në Uefa Champions League. Beteja më interesante do të zhvillohet në “Olimpiko” aty ku Roma dhe Manchester Citydo të luajnë për një vend në raundin tjetër. Tekniku i verdhekuqve Garcia do të rreshtojë formacionin e tij më të mirë në kërkim të kualifikimit me Tottin, Gervinhon dhe Ljajic në vijën e parë të sulmit. Ndërsa në krahun tjetër kampionët e Anglisë vijnë në këtë përballje pa një prej lojtarëve të tyre kryesor siç është Sergio Aguero.

Bajerni i Mynihut do të presë në “Allianz Arena” CSKA – e Moskës ku të vetmit që kanë arsye të motivohen janë rusët, të cilët kanë akoma shpresa për të kaluar më tej.

Barcelona dhe PSG tashmë të kualifikuar do të përballen për të përcaktuar se kush do të jetë koka e grupit F. Në “Kamp Nou “ do të zbresin në fushën e lojës Messi, Nejmar e Suarez. Edhe në krahun tjetër sulmi do ti besohet dyshes Edinson Cavanit dhe Zlatan Ibrahimovicit. Kur në fushë janë dy yje si Messi dhe Ibra përballë njëri tjetrit spektakli është i garantuar.

Chelsea do të presë Sportingu e Lisbonës me portugezët që kanë si qëllim kualifkimin , ndërsa për skuadrën e Mourinjos kjo ndeshje është thjeshtë formale. Londinezët do të luajnë me shumë lojtarë stoli në formacion, ndërsa ekipi Markos Silvas do të kërkojë maksimumin ku diferenca me Shalken e vendit të 3-të është vetëm 2 pikë, ndërsa gjermanët do të luajnë në transfertë ndaj Mariborit. Gjithçka e mbyllur në grupin H ku Porto dhe Shaktari e kanë marrë që 2 javë më parë biletën për në fazën tjetër.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 9 =