Shqipëria e përfshirë në raportin e CIA-s në torturat, Obama pranojmë gabimet

Aktualitet
199
0
sample-ad

Në raportin e detajuar prej 6700 faqesh, shkruhet se një nga vendet qe lehtësuan punën e CIA-s ishte edhe Shqipëria. Në këtë raport nuk tregohet se ku konsistonte saktësisht “puna” e secilit vend.

Por në 2012-n dhe 2013-n, Parlamenti Europian i bëri thirrje të gjithë anëtarëve të BE-së dhe shteteve të tjera që të hetonin rolet e tyre në këto operacione.

Në këtë raport ka dale në konkluzion se Agjencia e Shërbimit Inteligjent amerikan, CIA , ka përdorur teknika të rënda, gjatë marrjes në pyetje të terroristëve të dyshuar, të cilët ishin brutalë dhe shumë më të këqinjë se sa ata. Sipas raportit, edhe pse këto metoda ishin shumë të rënda, ato dështuan të nxjerrnin informata të drejta.

Presidenti Barack Obama e përshkroi përdorimin e asaj që është thënë të jetë torturë si një dëmtim i imazhit të Amerikës në botë. “Nuk ka një kohë të përkryer për të publikuar një raport si ky, por kjo është një gjë që na dallon nga të tjerët. Kur bëjmë diçka të gabuar e pranojmë”,-tha Obama.

Grupet e OKB-së dhe të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për ndjekjen penale të zyrtarëve amerikanë të përfshirë në raportin e ashtuquajtur ‘brutal’ mbi marrjen në pyetje të të dyshuarve të Al Kaedës.

Në këtë raport, theksohet se teknikat e zgjeruara të hetimeve “nuk ishin mjete efektive për sigurimin e informacioneve të sakta ose për fitimin e bashkëpunimit të të burgosurve”.

Ben Emmerson, tha se zyrtarët e lartë nga administrata e ish-presidentit, George Bush, që i planifikuan dhe i autorizuan krimet, duhet të ndiqen ligjërisht, e po ashtu, edhe zyrtarët qeveritarë dhe ata të CIA-s përgjegjës për torturë.

Ndërsa Agjencia e Inteligjencës Amerikane CIA, vazhdon të pretendojë se metodat e saj çuan në parandalimin e një tjetër sulmi tërrorist dhe gjetjen e liderit të Al Qaedës Osam Bin Laden.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen − twelve =