Pas punonjësve të burgjeve, urdhri Ramës, kontroll policëve nëse kanë paguar energjinë

Aktualitet
212
0
sample-ad

Në vijim të aksionit për mbledhjen e faturave të papaguara, qeveria ka vendosur që të kalojë në kontroll edhe efektivët e Policisë së Shtetit nëse kanë paguar në vite energjinë elektrike.

Pas verifikimit të faturave të energjisë elektrike për punonjësit e OSHEE-së dhe Drejtorisë së Burgjeve, çdo institucion buxhetor do të kalojë në sitë për të parë se sa janë paguar këto detyrime.

Lajmi u konfirmua edhe nga vetë Kryeministri Edi Rama në Forumin Kombëtar kundër Korrupsionit, ku deklaroi se në këtë moment po kontrollohet Policia e Shtetit. “Kështu do të krihen të gjitha institucionet, ku ka individë që janë borxhli ndaj sistemit me vite. Si mund të diskutojmë ne për luftë kundër korrupsionit, përveçse duke e modernizuar sistemin”, tha Rama.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × three =