Një ekspozitë mbi dizajnin italian në Tiranë

Kulture
211
0
sample-ad

“Svicolando” titullohet ekspozita që i kushtohet Vico Magistretti-t, njërit prej baballarëve themelues të dizajnit Italian e cila mbahet në Tiranë në datat 9 – 29 dhjetor 2014 në Galerinë Kombëtarë të Arteve. Ekspozita tregon historikun e bashkëpunimit të gjatë profesional mes Vico Magistretti dhe të disa prej firmave italine më të rëndësishme italiane në fushën e dizajnit, si Artemide, De Padova, Flou, Oluce e Schiffini. Përveç skicave, dizenjove, fotografike dhe shënimeve do të ekspozohen disa ikona të historisë së dizajnit italian, ndër të cilat llambat Eclisse të Artemide-s dhe Atollo të Oluce-s, që janë pjesë e koleksionit të përhershëm MOMA në New York dhe të vlerësuara me Compasso d’Oro respektivisht 1967 dhe në 1979.Ekspozita do të përmbajë, gjithashtu, disa modele të krevateve Flou, ndër të cilët i famshmi Nathalie, kapak të kuzhinës Schiffini, karrike, poltrona dhe tavolina e famshme Vidun e De Padova.
Përurimi i ekspozitës filloi me një prezantim të Lorenzo Imbesi, profesor i dizajnit në Sapienza Universiteti i Romës. Profesor Imbesi bëri një përshkrim të shkurtër të fenomenit kulturor dhe prodhues të Italian design, lindur në Milano menjëherë pas lufte, dhe u ndal më pas mbi veprën e Vico Magistretti-t si dizajner.
Me rastin e ekspozitës së parë në Tiranë kushtuar dizajnit Italian, publikut do t’i prezantohet edhe edizioni i parë ndërkombëtar i Çmimit “Compasso d’Oro”, kushtuar Design for Food and Nutrition frymëzuar nga tema e Expo 2015.
Ky aktivitet i rëndësishëm kulturor organizohet nga Instituti Italiani i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me Fondacionin Studio Museo Magistretti në Milano dhe Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − 1 =