Ndahen çmimet kombëtare letrare për vitin 2013

Kulture
305
0
sample-ad

Dje u mbajt në Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë ceremonia e dhënies së çmimeve kombëtare letrare ku çmimin “Vepra më e mirë letrare për vitin 2013” e mori Thanas Medi me veprën e tij “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, ndërsa çmimin “Vepra më e mirë letrare të përkthyer për vitin 2013” e mori “Orlandi i Çmendun”, i Guljem Dedës (botim i ISKK-së), i cili i ka kushtuar plot 17 vjet kësaj vepre.
Vepra e Thanas Medit e mori çmimin e lartpërmendur me motivacionin për arritjen e një niveli të lartë në ndërthurjen kompozicionale në veprën e tij dhe krijimin e personazheve që e mbajnë subjektin e tendosur deri në fund drejt një epilogu befasues. Në fjalën e tij ai u shpreh se: “Jam përpjekur që me veprën time të sjell diçka të veçantë që lexuesit ta njohin dhe ta pëlqejnë atë dhe jam shumë i gëzuar që nderohem me një çmim të tillë. Gjithashtu shpreh falënderimet për jurinë, ministrinë dhe lexuesit që më kanë vlerësuar ”.
Ndërkohë që çmimin për përkthimin më të mirë iu dha Guljelm Dedës për sjelljen në shqip të kryeveprës epike ‘Orlandi i çmendur’ me një përkthim të papërsëritshëm që ruan bukurinë e fjalës, ritmin, harmoninë dhe elegancën e vargut në një regjistër të epërm të gegërishtes.
E pranishme në këtë ceremoni sëbashku me të tjerë të ftuar si shkrimtarë, botues dhe përfaqësues të shtëpive botuese ishte edhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila në fjalën e saj tha:“Para se të përgatisja fjalimin tim lexova rastësisht fjalën e fituesit të Çmimit Nobel për letërsinë Patrick Modiano, të mbajtur në ceremoninë e dhënies së çmimeve ku foli 44 minuta në një fjalim të rrallë dhe me shumë vlera. Më kanë mbetur 2 momente në memorie, ku Modiano thotë “mos na kërkoni ne shkrimtarëve të flasim”.
Ministrja Kumbaro theksoi se Ministria që ajo drejton i ka dhënë rendësi këtij evenimenti sepse letërsia ka nevojë të nxitet, krijimtaria ka nevojë të mbështetet dhe krijuesit duhen falënderuar dhe nderuar nga ne të gjithë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven + ten =