Mjekët refuzojnë ta operojnë sepse kishte parazitë, vdes 34-vjeçarja

Histori te rralla
443
0
sample-ad

Në Angli një 34-vjeçare ka humbur jetën, pasi mjekët refuzuan dy herë ta operonin, me pretendimin se kishte parazitë. Lindsay Swanson ishte nënë e tre fëmijëve, kishte një problem në pankreas dhe duhet t’i nënshtrohej një operacioni dhe më pas një kure që zgjaste 6 javë. Në spitalin Leicester General Hospital që ndodhet në Angli mjekët refuzuan ta shtronin, sepse kishin konstatuar se pacientja kishte parazitë.

Bashkëshorti i Lindsay, Lee Dunning nuk mund ta besonte kur dëgjoi refuzimin e mjekëve. “Thanë se nuk mund ta operonin sepse kishte parazitë. U kthyem në shtëpi dhe ajo nisi një trajtim kundër parazitëve. Ishte e vështirë, sepse ajo nuk ndihej mirë, por po ja dilnim pak nga pak.”- tha Dunning.

Por gjendja e gruas u përkeqësua, bashkëshorti e transportoi sërish në spital dhe kërkoi ta operonin me urgjencë. Mjekët refuzuan për të dytën herë, duke bërë që gruaja të humbte jetën pak muaj më vonë.

Sipas mjekut specialist Matthew Metcalf, personat që preken nga problemi që kishte Lindsay Swanson e kanë pothuajse të pamundur të shpëtojnë. Sipas mjekëve, ajo që mund të kishin bërë mjekët e spitalit ishte vetëm lehtësimi i dhimbjeve, pa dhënë garanci për jetën.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − one =