Ministri palestinez vdes pas përleshjeve me ushtarët Izraelit

Aktualitet
233
0
sample-ad

Gjatë protestave të dhunshme në Palestinë mbeti i vrarë ministri pa portofol Ziad Abu Ein, i cili u qëllua nga forcat ushtarake të Izraelit në bregun perëndimor. 50 vjeçari u dërgua menjeherë me ambulancë në spital, por nuk arriti të mbijetojë pasi humbi jetën rrugës për në Ramallah pas plagëve të marra në qafë.

Sipas dëshmitarëve, rreth 100 aktivistë palestinezë dhe të huaj po protestonin me në krye ministrin Ebu Ein pranë një vendbanimi izraelit në kohën kur u ndaluan befasisht nga një postbllok të policisë së Iziralit.

Një grup prej rreth 15 ushtarësh izraelitë hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe në këtë moment turma nisi përleshjet me forcat e rendit. Presidenti palestinez Mahmud Abbas, në një deklaratë për mediat e konsideroi vdekjen e ministrit një akt barbar, duke shpallur tre ditë zie kombëtare.

Abbas tha se do të marrë masat e nevojshme pas hetimit të kësaj vrasje, për të cilën ai tha se nuk do ta tolerojnë. Tensionet me dy vendeve janë rritur javët e fundit pas vrasjes së 10 shtestasve izraelitë dhe të një turisti të huaj në sulmet palestineze.

Por gjatë të njëjtës periudhe janë vrarë një numër i madh palestinezësh. Në shenjë proteste ndaj vdekjes së ministrit, palestinezët që jetojnë në Ramallah mbyllën dyqanet, kurse të rinjtë hodhën gurë ndaj ushtarëve izraelitë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two + eighteen =