Menez: Milan duhet të fitojë Napolit

Sport
274
0
sample-ad

Jeremy Menez është i bindur se Milani mund të përballet me skuadrat më të mira të kampionatit si i barabartë. Francezi thekson se skuadra nuk duhet të dëgjojë atë që thuhet jashtë “Milanellos” por të punojë për t’u përmirësuar. Në vijim, ai përqëndrohet te sfida e kësaj fundjave kundër Napolit në “San Siro”.

“Ndaj Napolit do të jetë një ndeshje e bukur me tre pikë në mes prandaj nuk duhet të ngarkohemi me presion. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë sepse jemi një skuadër e fortë dhe mund të fitojmë”.

Menez barazoi rekordin personal me 7 gola në një sezon por nuk kërkon të ndalet këtu sepse Milani ka nevojë për rrejetat e tij.

“E kam arritur këtë edhe me Paris Saint Germain pasi po luaj në rolin që më përshtatet më shumë si sulmues. Goli kundër Parmës ishte i bukur por edhe ai në derbi më ka lënë një shije të veçantë. E bëj këtë profesion prej vitesh dhe punoj që të përmirësohem çdo ditë. Synoj të shkoj përherë drejt portës. Ndonjëherë gaboj por ky është futbolli. Gjithsesi, objektivi final është që të ndihmoj sa më shumë skuadrën

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 1 =