Mbushja e celularit përmes Wireless

Shkenceknologji
318
0
sample-ad

Një teknologji e re për mbushjen e baterisë së celularëve përmes valëve wireless do të bëjë që celularët të mbushen 3 herë më shpejtë. Kjo teknologji është jashtëzakonisht e përshtatshme, pasi që e gjitha çfarë do ju duhet është që ta vendosni celularin tuaj në një tavolinë dhe ai të mbushet shumë shpejtë me energji.

Teknologjia e tanishme e mbushjes së baterisë përmes wireless mund të punojë me një normë prej vetëm pesë vatëve, që do të thotë se pajisja juaj do të merrte shumë kohë për tu mbushur plotësisht. Por, kjo teknologji e dobët do t’i takojë të kaluarës në vitin 2015, pasi që një kompani e quajtur Freescale ka për qëllim që të vendosë një shpejtësi të madhe të mbushjes në këtë teknologji.

Teknologjia e re e mbushjes së celularit përmes valëve të wireless do të jetë në gjendje që të mbushë pajisje deri në 15 vatë, ngjashëm me teknologjinë e shpejtë të mbushjes së Qualcomm. Freescale shpjegon se çipi i tyre i ri do të mund të mbushte celularë dhe tabletë me bateri 4,000mAh në vetëm disa orë.

Sipas standardeve të industrisë, teknologjia e re do të jetë në përputhje me Qi dhe PMA, duke falënderuar mbështetjes nga dy standardet e mëdha të mbushjes me wireless, Wireless Power Consortium dhe Power Matters Alliance. Këta çipa të rinj do të jenë gati për pajisjet gjatë vitit 2015.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 + nineteen =