Luftëtarët kundër Ebola-s janë personazhet e 2014-s sipas revistës "TIME"

AktualitetKryesore
347
0
sample-ad

Ata rrezikuan dhe vazhduan të sakrifikonin jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish dhe janë pikërisht personat që luftuan kundër Ebola-s të cilët u shpallën personazhet e vitit për revistën amerikane “Time”, e cila duke arsyetuar përzgjedhjen, citon proverbin: “Lufta nuk luftohet me armë zjarri, por me zemrën e heronjve”.

Në vitin 2013, ai që e fitoi daljen në faqen e parë të revistës amerikane, ishte Papa Françesku.

Luftëtarët e Ebola-s, për “Time”-n, janë mjekë, infermierë dhe vullnetarë të tjerë të përkushtuar për të ndihmuar të sëmurët në Afrikën Perëndimore.

“Kanë rrezikuar jetën dhe kanë marrë pjesë, kanë bërë sakrifica dhe shpëtuar jetë”, – shkruan redaktorja përgjegjëse e revistës, Nensi Gib, për të shpjeguar zgjedhjen.

Personeli mjekësor është në linjë të parë në luftë kundër virusit dhe paguan një çmim jashtëzakonisht të shtrenjtë. Virusi i Ebola-s, transmetohet përmes kontaktit direkt me trupat fluid të pacientëve që zhvillojnë sintoma, mes të cilave shfaqen temperatura dhe të vjella.

Bilanci i viktimave në tre vendet më të goditura më shumë, Liberi, Sierra Leone dhe Guinea, pas shpërthimit të epidemisë, është 6.331 në një total prej 17.800 rastesh, sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 3 =