Kreu OSBE Raunig: Rastet e korrupsionit janë të shumta, asnjë zyrtar i lartë i dënuar

AktualitetKryesorePolitike
335
0
sample-ad

Ambasadori i OSBE Florian Raunig ka deklaruar se perceptimi i korrupsionit në Shqipëri është i lartë dhe se në 468 raste sipas Ministrisë së Drejtësisë asnjë prej tyre nuk përfshin ndonjë zyrtar të nivelit të lartë.

Në forumin e organizuar nga Kryeministri Edi Rama për luftën kundër korrupsionit, Ambasadori i OSBE-së ka shprehur mbështetjen maksimale qeverisë në luftën kundër korrupsionit.

Edhe pse numri i rasteve të korrupsionit të regjistruar në gjysmën e parë të 2014 është i konsiderueshëm, asnjë prej tyre nuk përfshin ndonjë zyrtar të nivelit të lartë. Sipas të dhënave nuk ka raste të identifikimit dhe dënimit të zyrtarëvë të nivelit të lartë dhe perceptimi i korrupsionit mbetet i lartë.

Shqipërisë i nevojiten veprime më të qëndrueshme në luftën kundër korupsionit. OSBE i ka dhënë mbështetje qeverisë në hartimin e strategjisë kundër korrupsionit. Strategjia është një udhëzues që parandalon korrupsionin në të gjitha fushat e qeverisjes.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × three =