Felaj, mandatet e opozitës “nul” me 12 janar

AktualitetKryesorePolitike
232
0
sample-ad

Mandatet e deputetëve të opozitës bëhen “nul” me 12 janar, nëse qëndrimi i tyre mbetet i pakthyeshëm për tu futur në Kuvend.

Kështu deklaroi Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, megjithse kjo mbetet një llogari matematikore, pasi thelbi i gjësë është krej tjetër.

Felaj tha se opozitës nuk i ka mbetur më asnjë arsye për të qenë jashtë sallës së Kuvendit, pasi mazhoranca ka përmbushur çdo kërkesë të saj, më e fundit ajo për rregulloren.

Nga bojktoi aq sa humb Kuvendi dhe interesat madhorë të vendit, jo më pak po humbin vetë deputetët e opozitës, që sipas saj janë larg zgjidhjes së problemeve dhe larg elektoratit theksoi Felaj për Tonight Ilva Tare.

Duke folur për dekretin e Presidentit për Guvernator të Bankës së Shqipërisë, Felaj tha se qëndrimi i grupeve parlamentare të PD dhe LSI do të bëhet publik në ditët në vijim, por megjithatë fatin e kandidatit e përcaktoi përmes citimit të Kushtetutës dhe ligjit për BSH.

Qëndrimi do bëhet në ditët në vijim. Kandidatura që ka dekretuar presidenti duhet të ketë dëgjesën e vet në Komision.

Kushtetuta flet për diçka tjetër, Guvernatori duhetë të jetë pjesë e Këshillit. Kandidatura është jashtë, edhe në këtë pikë nuk kemi shumë kohë. Po kështu ligji nuk e parashikon.

Ndërkaq heqja e kufizimit të shtetësisë nuk është një masë që bëhet për herë të parë, ka raste dhe në Europë. Për vendimin duhet të presim”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 3 =