Edi Rama: Reformat, rruga e zmbrapsjes së korrupsionit

KryesorePolitike
365
0
sample-ad

Në “Forumin Kombëtar kundër Korrupsionit” kryeministri Edi Rama, theksoi se lufta kundër korrupsionit, nuk është një gjueti shtrigash, por është një luftë për të modernizuar shtetin dhe sistemin.

“Asnjë sistem tjetër nuk e garanton dot këtë gjë, në asnjë sistem tjetër nuk ndodh qëveria apo presidenti të kërkojnë nxjerrjen përpara publikut në mënyrë transparente dhe të ballafaqohen me fakte si ato të raportit të CIA-s sic ndodh në një demkoraci, është shembullore në këte drjtim.

Edhe vendosja në sistemin tonë të qeverisjes e një rutine raportimi publik, gjë që është bërë nga çdo ministri, në ministri të caktaura për cështje të caktuara është në fakt vendosja e vlere të respektit të qytetarëve.

Ky forum nuk është një paradë suksessesh, apo për të rahur gjoksin, por është vetëdija se i detyrohemi të gjitha palëve transaprencë në raport me cka kemi bëre dhe cka duam të bëjmë.

Lufta kundër korrupsionit nuk është gjueti shtrigash dhe nuk mund të shikohet si e kufizuar në betejën ndaj të korruptuarëve, lufta kundër korruopsionit është lufta për modernizmin e shtetit.

Fokusi ynë në të gjithë sektorët është ndëshkimi, por në radhë të parë modernizimi i sistemeve. Shikoni se çfarë bëhet me energjinë. Imagjinoni sikur këta njerëz të kishin paguar energjinë në këto vite”, tha Rama.

Qeveria paraqiti arritjet e saj në sektorë të ndryshëm gjatë punimeve të Konferencës Kombëtare kundër korrupsionit.

E ndërsa u lançua portali online për denoncimet e qytetarëve, ministrat vunë theksin në reformat e ndërmarra përsa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krijimit të një besimi të qytetarëve tek institucionet shtetërore.

Çuçi

Ministri për Çështjet Vendore dhe Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi gjatë forumit për kundër Korrupsionit u shpreh se në muajin janar do të vihen në veprim aplikacione të reja të cilat do të ndihmojnë në krijimin e të dhënave apo statistikave për rastet e korrupsionit.

 “Në çdo kohë do të kemi një statistikë të vërtetë se sa raste ka pasur dhe sa raste janë gjykuar. Më në fund me të shtypur një buton do të publikojmë një sistem të harmonizuar, nuk kushton asgjë. Personave përgjegjës u lehtësohet puna”, u shpreh Bledi Çuçi

Ai theksoi se pa vendosur besimin te qytetarët nuk do t’ia arrijnë objektivit në luftën kundër korrupsionit.

 “Kemi 20 vjet që përpiqemi të rivendosnim besimin te qytetarët. Pa rivendosur këtë besim nuk do ia dalim të arrijmë objektivin”, u shpreh Çuçi.

Beqaj

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka vënë theksin në reformimin e sistemit shëndetësor, veçanërisht përsa i takon uljes së çmimit të barnave.

Në këtë kuadër, Beqaj ka paralajmëruar mjekët që të tregohen të kujdesshëm në rekomandimin që i bëjnë pacientëve për përdorimin e ilaçeve, duke vënë theksin në përdorimin e alternativave më të lira.

Në këtë kuadër, Beqaj tha se nëse rezulton se kanë dhënë në receta më tepër se 40% të barnave me çmime më të shtrenjta do të gjobiten.

Gjithashtu ai shtoi se falë ligjit të ri të miratuar në parlament janë ulur cmimet e barnave dhe me të njëjtin buxhet spitalet janë furnizuar me më tepër ilaçe.

“Para 13 muajsh jemi angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe uljen e çmimit të barnave. Ne perceptonim se të paktën 20 mln dollarë rrinin tek distributorët dhe nuk shkonin tek përdoruesit. Sot kemi arritur të ulim çmimin e barnave nga 25 % deri në në 63%.

Ajo çfarë miratuam me ligjin e ri, tregon se kishim të drejtë. Me të njëjtin buxhet do të furnizojmë më tepër spitalet me barna”, tha Beqaj.

“Ne jemi angazhuar drejtpërdrejt dhe po monitorojmë të gjithë aktivitetin spitalor. Së pari kemi krijuar në spitalet tona, qendra ku marrim informacion përditë dhe pyesim mjekët, pacientët, infermierët dhe familjarët. Kjo është faza e parë ndaj dhe informacioni që marrim është ende i paplotë”, nënvizoi ai.

Ministri shtoi se janë ngritur këndet për të dhënë informacion. Mjekët dhe infermierët mendojnë se nuk është pagesa problemi kryesor i shërbimit shëndetësor. Në 10 muajt e parë të vitit 2014 krahasuar me vitin e kaluar në spitalin e Tiranës ne kemi bërë analiza, operacione kirurgjikale 30 % më shumë , mbetet ende problem hendeku mes perceptimit të qytetarëve dhe raportimit që ndodh në spital”, u shpreh Beqaj.

Harito

“Korrupsioni rrënon demokracinë shoqërinë dhe ekonominë, por në thelb rrënon besimin e të gjithëve ne te njeri tjetri”, u shpreh ministrja e Inovacionit Milena Harito gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Kombëtar Anti-korrupsionit

Harito vuri theksin në procesin e rekrutimit të punonjësve të Shërbimit të Civil, të cilët sipas saj për herë të parë janë marrë në punë vetëm në bazë të meritokracisë.

“E rëndësishme është të vendosim besimin e qytetarëve në konkurset që organizohen, pasi në nëntor edhe ata që u shpallën fitues për vendet e lira në administratë nuk e besonin”, theksoi ministrja e Inovacionit.

Gjithashtu Harito deklaroi se janë mbyllur 600 website bastesh online që veprojnë jashtë Shqipërie.

“Trajnime masive për të gjithë punonjësit që kanë kontakte me biznesin. Gjatë këtij viti u mbyllën 600 web që funksionojnë jashtë territorit të Shqiperisë. Harta janë publike për të gjithë. Jemi duke përjetuar sot rritjen e besimit të qytetarëve për këtë reformë”, u shpreh Harito.

Gjermeni

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni në fjalën e saj theksoi se institucioni që drejton ka marrë një sërë masash me karakter edukues për minimizimin e këtij fenomeni.

Gjermeni tha se për këtë qëllim është ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese e informuese.

“Kemi bërë që të kthehen kreditë e marra në mënyrë abuzive për qëllime tregtare. Kemi marrë një sërë masash me karakter edukues, fushatë ndërgjegjësuese e informuese.

Kemi bërë publikime online të gjithë politikave të ndjekura nga ministria, për të rritur transparencën.

Brenda një kohe të shkurtër arritëm legalizimin e më shumë se 12 mijë objekteve. Ajo që kemi arritur përbën një hap të rëndësishëm drejt një reformimi tërësor”, u shpreh Gjermeni.

Ajo shtoi se janë marra hapa konkretë për luftën ndaj korrupsionit duke iu përmbajtur zotimeve të bëra përpara ardhjes në pushtet.

Gjermeni theksoi se në kuadër të luftës ndaj korrupsionit janë ndërmarrë edhe nisma edukuese nga ana e dikasterit që ajo drejton. Kështu është bërë trajnim i vazhdueshëm i stafit si dhe fushata ndërgjegjësuese me qytetarët. Po ashtu janë dhënë 2000 leje legalizimi, ndërsa hapësirat publike i janë rikthyer qytetarëve, ndërsa është rritur transparencë e vendimmarrjeve.

“Jemi të angazhuar maksimalisht për të qeverisur ndryshe. Në më shumë se një vit, kemi marrë disa masa parandaluese.

 Forcimin e strukturave audituese. Lehtësimin e procedurave për pajisjen me licensë në fushën e turizmit. Forcimin e bashkëveprimin e qytetarëve. Janë dhënë 7 rekomandime për përmirësimin e akteve nënligjore.

Duke besuar se lufta kundër korrupsionit përtej shkollimit kërkon edhe edukimin kemi marrë edhe disa masa si trajnimin e vazhdueshëm të stafit, fushatë ndërgjegjësuese për qytetarët, krijimin e faqeve online, publikimin e të gjitha ligjeve dhe vendimeve që merr qeveria.

Falë masave të ndërmarra, arritëm legalizimin e mbi 2000 objekteve, kthimin e hapësirave publike për qytetarët, transparencë në vendimmarrje. Për institucionin që unë drejtoj kemi arritur përmirësim në fushën e ligjit”, tha Gjermeni .

Kodheli

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka theksuar se transparenca dhe kontrolli janë rruga kryesore mbi të cilët luftohet korrupsioni, ndërsa drejtoi gishtin tek qeveria e shkuar si shkaktare të një dëmi financiar prej 221 milion lekësh të reja nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

E pranishme në forumin Kombëtar kundër Korrupsionit,  Kodheli nënvizoi se qeveria ka një plan të mirëpërcaktuar për të luftuar korrupsionin. Sipas saj, dy shtyllat mbi të cilat është bazuar plani anti-korrupsion është pikërisht rritja e transparencës dhe kontrolleve mbi procedurat që ndiqen nga dikasteri që ajo drejton.

“Sapo morëm detyrën, ri-ngritëm në këmbë strukturat anti-korrupsion në Ministri. Realizuam audite të shumta mbi çdo procedurë të ndjekur nga MM dhe rritëm transparencën përmes publikimeve online dhe jo vetëm, të çdo vendimi dhe aktiviteti të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Kodheli.

Sipas saj, fal këtyre masave të marra sot nuk ka më të paprekshëm në dikasterin që drejton.

“Qeveria e shkuar ka shkaktuar një dëm prej 221 milion lekësh të reja nga buxheti i MM-së dhe kjo fal prokurimeve, rekrutimeve dhe vendimeve jo transparente. Prandaj fal këtyre kontrolleve kemi ngritur 17 kallëzime penale për shpërdorim detyre.

Kemi larguar nga puna 14 ish-titullar të cilët janë kapur në shkelje. Kemi marrë masa disiplinore për 121 persona, ndërsa 81 persona të tjerë kanë marrë vërejtje”, nënvizoi Kodheli.

Sipas saj, Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë ndryshimin e legjislacionit për dhëniene gradave dhe rekrutimin në Forcat e Armatosura.

“Lufta ndaj korrupsionit realizohet edhe përmes ligjeve të cilat e ndalojnë fuqishëm atë. Kështu ndryshuam ligjin për gradat, ligjin mbi mënyrën e rekrutimit dhe i dhamë kompetencat e duhura auditit për të kontrolluar çdo procedurë të ndërmarrë nga MM, si dhe për mbikqyrjen e punës së FA-së, me qëllim që Forcat e Armatosura të realizojnë punën e tyre dhe jo detyra që nuk i takojnë me ligj”, tha Kodheli.

Sipas saj, lufta ndaj korrupsionit do të vijoi në çdo hallkë të dikasterit që ajo drejton dhe çdo kush që kapet apo dhe tenton të përfitojë nga detyra apo çdollojë forme të korrupsionit do ndëshkohet sipas ligjit.

Ahmetaj 

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj paraqiti arritjet gjatë vitit të parë tq qeverisjes, ndërsa theksoi se është bërë progres i dukshëm në transparencën e qeverisë si dhe reduktimin në një masë sa më të gjerë të mundshme të administratës për të vendosur subjektivisht.

Në këtë kontekst, Ahmetaj nënvizoi situatën në të cilën u gjend vendi nga qeveria e mëparshme, ku shtoi se ishin 700 milionë dollarë borxhe ndaj biznesit si dhe 300 milionë gjoba të vëna.

Ndërsa në një vit qeverisës janë arritur të paguhen 260 milionë dollarë borxhe ndaj sipërmarrjes.  Ahmetaj tha se është bërë progres i dukshëm në fushën e inovacionit duke ulur kështu ndjeshëm mundësinë e korrupsionit. Ai u shpreh se tashmë 50% e sipërmarrjes mund të deklarojë raportet e saj online.

Një tjetër nismë e ndërmarrë këtë vit dhe që ul ndjeshëm nivelin e korrupsionit në vend është edhe aplikimi online për asetet jo strategjike.

Ahmetaj në përfundim të fjalës së tij, tha se nismat e marra u reflektuan edhe në përmirësimin me 40 vende në raportin e “Doing Business”, një rekord sipas Ministrit për vendin tonë, që ka rritur edhe interesimin e investitorëve të huaj.

 “Fitorja ndaj korrupsionit është reduktimi i administratës për të vendosur subjektivisht. Nëse një vit më parë e premtuam, sot me kënaqësi themi se kemi arritur shumë në luftën ndaj korrupsioni.

Në muajin e parë kishte 700 milionë dollarë borxhe ndaj biznesit. E thamë që në katër vite kishte 300 milionë dollarë gjoba të drejtpërdrejta.

Ne u angazhuam një vit më parë. Sot kemi paguar 260 milionë dollarë, dhe nuk ka një institucion ndërkombëtar të ketë ngritur alarmin e korrupsionit. Sot kemi një Këshilli Kombëtar, ku debati për transparencë dhe opinionet e sipërmarrjes janë në themel të marrëdhënies së re me sipërmarrjen.

Kemi sot në duar një paketë të re, atë të industrisë plastike. Gjashtë muaj më parë kryeministri në një telefonatë më kërkon i indinjuar se si është e mundur që përpara QKR ka mbi 30 persona në radhë. Biznesi shkonte në radhë. Sot ndaj me kënaqësi që 50% e sipërmarrjes do të ketë mundësi të deklarojë raportet e saj online.

Përmirësimi i aksesit të publikut në portalin e të dhënave dhe në fushën e licencimit, janë gati. Gjatë gjithë vitit ka pasur një betejë të përditshme në favor të rritjes së cilësisë. Folëm për privatizimin e aseteve jo strategjike dhe thamë se në dhjetor do të jetë gati.

Sot ajo është gati, madje po testojmë për të treguar të gjithë asetet e mundshme jo strategjike për privatizimi. Sot janë 40 asete që tregohen online në Ministrinë e Ekonomisë. Kemi premtuar se do të përmirësojmë 12 vende, por në fakt përmirësuam 40 vende në “Doing Bussiness”.

Është rekord që Shqipëria renditet në atë biznes. Bashkimi i QKR dhe QKL unë e besoj, që është një hap i drejtpërdrejtë në reduktimin e burokracisë dhe uljes së korrupsionit.

Po përgatisim një paketë me 12 pika dhe ka në themel luftën kundër korrupsionit dhe çlirimin e elementëve në favor të sipërmarrjes. Megjithatë sfida vazhdon dhe them me përgjegjësi se kemi akoma shumë për të bërë.” tha në fjalën e tij ministri Ahmetaj.

Nikolla

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjatë fjalës së saj, e vuri theksin tek gjithpërfshirja, si shtylla kryesore e sistemit arsimor.

“Inspektimi, nuk është vetëm një element i rëndësishëm i luftës kundër korrupsionit, por edhe një mjet për analiza dhe masa ndëshkuese.  

Transparenca dhe llogaridhënia është një standard që ka shoqëruar arsimin.

Ne po ndërtojmë një sistem të shëndetshëm, janë larguar dy drejtues të Drejtorive Arsimore Rajonale, është arrestuar 1 drejtues i Zyrës Arsimore. Ne po riadresojmë organizimin e drejtimit arsimor edhe në nivel lokal. Ne po rrisim pagat e punonjësve të drejtorive arsimore bazuar mbi përfaqësues apo drejtorë të shkollës së mesme”, tha Nikolla.

Sipas saj, ndërrimi i sistemit të meritës e rankimi për të gjithë punëkërkuesit në arsim është shumë e rëndësishme për arsimin shqiptar.

Më tej, ajo shtoi se “Mësues për Shqipërinë” dhe realizimi i testimeve në 12 qarqe është përgjigja jonë më e mirë për luftën ndaj korrupsionit, njësoj si me suksesin e maturës shtetërore.

“Procesi rigoroz i ligjshmërisë që ne ndërmorëm për Institucionet Publike dhe Private ishte një tjetër element ndaj luftës kundër korrupsionit. Pedagogët thonë që asnjëherë në 24 vite ne nuk kemi pasur një inspektim dhe kontroll të tillë”, nënvizoi Nikolla.

Nikolla u ndal gjatë fjalës së saj edhe tek transparenca duke shtuar se ‘ku ka transparencë dhe logaridhënie, korrupsioni e ka të pamundur të veprojë.

“Kemi realizuar 4 raportime publike mbi të vërteta të verifikueshme, të matshme, të dokumentuara shkollë për shkollë dhe emër për emër. Shkolla si qendër komunitare dhe kurrikula e re që edukon qytetarët në zbatim të ligjit, mundëson nisma që mësuesit, të rinjtë dhe komuniteti të jenë bashkë në nisma zhvillimi për vendin tonë”, u shpreh ajo.

Veliaj

Ministri i Mirëqenies sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj duke u ndalur tek lufta kundër korrupsionit veçoi, reformimin e skemës së shpërndarjes së ndihmës ekonomike si dhe atë të pensioneve.

“Larguam abuzuesut nga ndihma ekonomike, jo nevojtaret. E kemi çuar në 21 mijë numrin e personave që përfitojnë këtë ndihmë. Kemi më shumë njerëz që e marrin të plotë ndihmën ekonomike.

Por skema është bërë edhe pak më inovative. Sot e marrin vetëm gratëdhe vajzat këtë ndihmë, që të shpenzojnë më shumë para për veshje dhe librat e fëmijëve dhe jo skedina e raki si i përdornin meshkujt që e merrnin dje”, tha Veliaj.

Një reformë rrënjësore i është bërë edhe skemës së pensioneve shtoi ministri, ndërsa e ndali vëmendjen edhe tek punësimi në të zezë i punonjësve, duke thënë se aksioni i Inspektoriatit të Punës do të vijojë për të evidentuar raste të tilla të punëmarrësve që shkelin të drejtat e punonjësve.

‘Kjo është një shkelje dhe për këtë do të dënohen”, tha ai, duke shtuar se në konceptin e tij rastet kur punëdhënësi thotë se ka paguar sigurimet dhe nuk i ka derdhur ato, përbën një vjedhje.

“Gjëja e parë që ishte emergjente ishte se kishte 6 muaj pa paguar fondet e familjeve në nëvojë. Sot nuk ka asnjë ditë vonesë. Më vjen mirë që sot e kemi ulur me 21 mijë numrin e personave që merrnin ndihmë ekonomike, jo se kemi larguar nevojtarë, por abuzues.

Veç luftës ndaj korrupsionit kemi futur edhe pak inovacion. Sot ndihmën ekonomike e marrin gratë, duke u përkthyer në më shumë ushqime dhe jo skedina futbolli. U rrit me 81 352 numri i atyre që paguajnë sigurimet shoqërore.

Me BB u angazhuam në reformimin e skemës së pensioneve, duke sjellë një formulë të thjeshtë. Kjo rriti skemën. Ne kemi pasur një problem me fondet e nxitjes së punësimit. Falë një bashkëpunimi me Gjermaninë kemi rimodeluar tërësisht Zyrat e Punës.

Falë këtyre ne kemi pasur më shumë biznese se kurrë më parë që kanë aplikuar. Ne deri sot nga 300 biznese që kanë aplikuar nuk kemi pasur një ankesë të vetme. Ne kemi pasur shumë probleme në të shkuarën.

Shumë u mërzitën kur kryeministri tha se do të ketë ndjekje penale për ata persona që punësojnë njerëz në të zezë, me idenë se është shkelje e të drejtave të njeriut.  E dini për çfarë bëhet fjalë, kur një punëdhënës i thotë një punëmarrësi, që i ka paguar sigurimet dhe në fakt i ka futur në xhep ato para. Kjo për mua është vjedhje.

Kemi pasur 4600 raste të punonjësve që punonin në të zezë. Më vjen mirë që sot kemi nisur pagesën e këstit të radhës së ish-të përndjekurve“, u shpreh ministri Veliaj.

Haxhinasto

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto deklaroi se vendi është në rrugën e duhur për të ofruar shërbime më mira.

Ai bëri të ditur se ka filluar procesi për ndryshimin e prokurimeve në vend dhe gjithashtu është në fazën përfundimtare miratimi i standardeve për ndërtimin e rrugëve e ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri, në mënyrë që në të ardhmen të jenë më të mira.

“Jemi në rrugën e duhur për të realizuar shërbime me te mira, po bëjmë menaxhim më të mirë. Kemi filluar procesin e miratimit të prokurimit në vend, në mënyrë që të eliminohen defektet e mëdha të këtij ligji.

Ka ndryshuar koncepti se si ne e shikojmë infrastrukturën. Është një shërbim për qytetarin. Kjo qasje ka bërë që të vendosim këtë shërbim për qytetarin.  Është vendosur në fokus qytetari dhe përfitimi i tij .Mirëmbajtja është rritur 3 here në alokuimet tona.

Shërbim më i mirë do të thotë edhe vendosja e standardeve. Jemi në fazën përfundimtare të miratimit të një standardi për rrugët dhe ujësjellës kanalizimet për Shqipërinë.

Çdo investim në të ardhmen do të jetë sipas standardet evropiane.

Fakt është që tregu i shërbimit të transportit të aviacionit civil është hapur, hyrja e të bizneseve të reja në treg do të bëjë që dhe disa nga linjat Premium të kenë një tendencë uljeje.

Kemi filluar një reformë të thellë në transportin ndërqytetës. Do vijojmë të jemi të hapur ndaj publikut dhe biznesit, thirrje biznesit të angazhohet për shërbim cilësor”, tha Haxhinasto.

Naço

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço deklaroi se lufta ndaj korrupsionit ka nisur me masa parandaluese e ndërgjegjësuese për qytetarët për të vijuar më tej me hapat për rritjen e masave ndëshkuese.

“Lufta jonë ndaj korrupsionin pa asnjë dallim. Nisëm fushatën ndërgjegjësuese e parandaluese. Për premtimet që i dhamë qytetarëve, synuam rritjen e përgjegjësisë tek ta për të denoncuar korrupsionin.

 Bëmë përmirësimin e sistemit elektronik të çështjeve gjyqësore. Ne vijuam procesin fillestar të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Lufta kundër korrupsionit, jo pa masa ndëshkuese. Ndërmorëm hapat tona ligjore dhe administrative. Ndryshuam kodin penal, për të rritur ndëshkueshmërinë ndaj korrupsionit. Amenduam ligjin kundër krimit të organizuar.

 Forcuam bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit”, tha ministri Naço.

Ai u ndal edhe në raportin e fundit të Transparency International për 2013-ën, ku Shqipëria ka një përmirësim në krahasim vitin e mëparshëm.

“Kemi bërë progres në indeksin e perceptimit tëkorrupsionit të TI-së. Shoqëria civile duhet të japë një kontribut. Në portalin “Stop korrupsionit në drejtësi” kanë ardhur 864 ankesa, tregojnë besimin e qytetarëve në rritje në drejtësi. Janë 47 vendime për kthim dhe kompensim prone të hedhura në regjistrin elektronik. Ndamë me qytetarin shqetësimin se 100 kriminelë nuk dëmtojë sa një gjyqtar i korruptuar. Kemi hedhur poshtë mitin se gjyqtarët dhe prokurorët janë të paprekshëm. Kemi 27 gjyqtarë me masa disiplinore. Një gjyqtar të shkarkuar dhe një pezulluar”, u shpreh Naço

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 3 =