Divjakë, prangosen dy të rinj, kapen duke kryer marrëdhënie me një 13-vjeçare

AktualitetKryesore
380
0
sample-ad

Në pyllin e Divjakës janë prangosur dy të rinj pasi janë kapur duke kryer marrëdhënie me një të mitur. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë së rrethit Lushnje, bëjnë me dije se janë ndaluar shtetasit Alfons Spaho, 22 vjeç dhe Mario Kokoneshi, 27 vjeç nga Divjaka.

Të dy të rrinjtë janë kapur në flagrancë në pyllin e Divjakës duke kryer marrëdhënie seksuale me të miturën 13-vjeçare.

Ndërkohë në momentin e ndalimit me ta ka qenë dhe një vajzë 27-vjeçare, e cila është lënë e lirë pasi ka deklaruar se shoqërohej me të arrestuarit me dëshirën e saj. Nga hetimet ka rezultuar se dy të ndaluarit, Spaho dhe Kokoneshi në hapësirë kohe të ndryshme kanë kryer marrëdhënie me shtetasen e mitur me V.M.

13-vjeçarja është shoqëruar në polici, ku është marrë në pyetje në praninë e psikologut. Ndërkaq dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me të mitur”. Materialet i janë referuar organit të akuzës.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × one =