Bazeli Gashit dhe Xhakës eliminon Liverpulin, Juventus dhe Monaco kalojnë në1/8

Sport
210
0
sample-ad

Ndeshjet e fundit në grupet A, B, C dhe D në Uefa Champions League, ishin shumë emocionuese dhe me shumë surpriza. Nga ndeshjet e mbrëmjes së djeshme u mësuan tre ekipet e radhës që prenë një biletë për në 1/8 e kompeticionit.

 

Juventus, Monaco dhe Bazeli janë skuadrat e kualifikuara, me zviceranët që realizuan të pabesueshmen duke nxjerrë jashtë Liverpoolin. Në “Anfield Road” të kuqt nuk aritën tia dalin përball dy shqiptarëve, Xhaka dhe Gashin të cilët luajtën titullar dhe arritën të marrin barazimin me shumë vlerë, për të cilin kishte nevojë. Golin e avanatazhit zviceran e realizoi Frei në minutën e 25-të.  Ndërkohë Gashi gjithashtu arriti të realizonte por ishte në pozicion jashtë loje. Në fraksionin e dytë Markovic la me 10 vetë Liverpoolin duke komplikuar ndeshjen e të tijve, gjithsesi Gerrard bëri Liverpoolin të besonte deri në fund me një goditje dënimi të jashtëzakonshme. Minutat e fundit ishin të ethshme për të dyja skuadrat, por në fund përfundoi 1-1 me Bazelin që vazhdon më tej.

 

Në anën tjetër Reali i Madridit e mbylli me pikë të plota grupin, duke regjistruar dhe suksesin e 19-të radhazi pasi mundi 4-0 Ludogoretsin, në “Santiago Bernabeu” duke thyer dhe rekordin e Barcelonës së Riijkard-it. Ronaldo realizoi nga pika e bardhë golin e tij të 72-të në Champions ndërsa Bale para pushimit ngriti në 2-0 rezultatin.  Ndërkohë në pjesën e dytë ishte Arbeloa dhe i riu debutues Alvaro Medran, që i vunë vulën ndeshjen me rezultatin 4-0.

 

Në Grupin A, Juventus rikthehet në 1/8 e Uefa Champions League pas barazimit pa gola në shtëpi me Atleticon, në një 90 minutësh që pati raste pa fund nga të dyja krahët por zero gola. Rezultat që kualifikon Atletikon si të parën e grupit dhe Juventusin si të dytë, ndërsa Olympiakos kalon në Europa Ligë pavarësisht fitores 4-2 me Malmoen.

 

Në Grupin C, Monaco kërkonte fitoren dhe atë mori ndaj Zenitit duke triufmuar falë finalizimeve të Abdenour dhe Fabinhos në pjesën e dytë. Një sukses që i garantoi dhe vendin e parë në grup, pasi Leverkuseni që u rendit i dyti barazoi pa gola në Portugali me Benficën e vendit të fundit. Skuadra franceze u bë i pari ekip në Champions që kalon grupin si e parë duke pasur në total vetëm 3 gola të shënuar dhe 1 të pësuar.

 

Në Grupin D, Borusia e Dortmundit tregoi se në Europë nuk e njeh krizën duke siguruar vendin e parë pavarësisht se barazoi 1-1 me Anderlehtin e Hasit, që vazhdon rrugën nga ana e tij në Europa Ligë. Golin e epërsisë për verdhezinjtë e realizoi Imobile në pjesën e dytë ndërsa në fund barazoi Mitrovic. Arsenali nga ana e tij bëri detyrën ndaj Galatasarajit duke fituar bindshëm 4-1. Takimi u vendos që në pjesën e parë, pas golave të jashtëzakonshëm të Podolskit e Ramseyt, që madje shënoi dy herë ndërkohë që Sneijder shkurtoi diferencën në pjesën e dytë përpara se Podolski të realizonte dhe golin e tij të dytë të mbrëmjes.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − thirteen =

%d bloggers like this: