Ahmet bej Zogu dhe Serbia, një bashkëpunim i papërfunduar

AktualitetKryesore
245
0
sample-ad

Me qëllim që të kapërcente konfliktin dhe të rivendoste influencën e politikës sërbe në Shqipëri, kryeministri sërb Pashiç, vendosi lidhje te forta strategjike me kreun e fuqishëm të Shqipërisë së Mesme, Esad Pashë Toptanin dhe rekrutoi Ahmet Zogun.

“Në fazën e parë të LIB marrëdhëniet serbo-shqiptare ishin të tendosura, të shenjuara, të karakterizuara nga konfliktet dhe  sherret për çështjet territoriale….

Me qëllim që të kapërcente konfliktin dhe të rivendoste influencën e politikës sërbe në Shqipëri, kryeministri sërb Pashiç, vendosi lidhje te forta dhe strategjike me kreun e fuqishëm të Shqipërisë së Mesme, Esad Pashën. Për ta zgjeruar rrjetin,me krerë-fisesh e miq, nëpërmjet emisareve specialë në Shqipëri, Pashiç rekrutoi Ahmet Zogun, kreun e krahinës së Matit dhe nipin e Esad Pashës.

Ky punim tregon fazat e ndryshme, me rezultate të përziera, të një bashkëpunimi mes Serbisë dhe Ahmet bej Zogut, kreut të krahinës së Matit (Mbreti i ardhshëm i Shqipërise mes dy luftërave), i destinuar për të qetësuar armiqësinë e klaneve veriore shqiptare kundër Serbisë dhe për të krijuar një bashkëpunim bilateral më të qendrueshëm e me kohëgjatë”.

Fragmenti i mësipërm është pjesë e shkëputur nga punimi shkencor i titulluar “Ahmet Bej Zogu dhe Serbia, një bashkëpunim i papërfunduar”, që ka për autor Dušan T. Bataković. Ky punim ndodhet ne arkivin e Institutit të Studimeve Ballkanike dhe Akademinë e Shkencave, në Beograd. Ai mban kodin DOI: 10.2298/BALC1243169B dhe është anashkaluar nga autori i librit “Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret”, Blendi Fevziu, i cili pretendon se është pinjoll i trungut të Esat Pash Toptanit, dajës së Ahmet bej Zogut.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × three =