12 shqiptarë kanë rënë në pranga pasi furnizonin veriun e Italisë me drogë

AktualitetKryesore
280
0
sample-ad

Banda shqiptaro-tuniziane e trafikimit të drogës në Itali është shkatërruar nga policia e italis. Sipas bluve të antidrogës të shtetit fqinj, operacioni i gjerë antidrogë është realizuar gjatë mëngjesit të së mërkurës, duke vënë në pranga 12 shtetas.

Mësohet se grupi kriminal aktivitetin e tij e ushtronte në Venecia, ndërsa si treg kryesor të shpërndarjes kishte veriun e Italisë.

Për arsye hetimi, policia nuk bën publik emrat e të arrestuarve, por thekson se shtetasit shqiptarë tashmë të arrestuar ishin në majë të piramidës së organizatës kriminale dhe si klientë të tyre kishin shtresat e larta, ndërsa tunizianët kryesisht merreshin me shitjen me pakicë.

Hetimet kanë nisur që verën e kaluar, ndërsa operacioni u finalizua ditën e sotme. Krahas arrestimeve, policia ka realizuar dhe katër bastisje shtëpish, të një shqiptari që ndodhet në arrest shtëpie për trafik narkotikësh dhe tre të tjera të shtetasve italianë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × two =