Veshjet inteligjente që lexojnë simptomat e sëmundjeve

Shkenceknologji
299
0
sample-ad

Sipas një studimi të ri shkencor, së shpejti veshjet tona do përbëhen nga fibra inteligjente të cilat mund te zbulojnë disa sëmundje. Diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, epilepsia dhe Alzheimeri, janë disa nga patologjitë që mund të kapen në kohë. Personat e prekur do të jenë më të mbrojtur vetëm duke veshur një këmishë apo një palë pizhame.

Në fakt, këto veshje, të prodhuara me një copë inteligjente, do mund të tejçojnë informacione me WI-FI tek qëndrat e urgjencës apo tek ndonjë mjek. Në këtë mënyrë ata do lajmërohen në kohë për problemet që mund të ketë një person.

Për të prodhuar këtë copë, shkencëtarët kanë bashkuar disa materiale si: polimeri, bakri, xhami dhe argjendi. Ajo është rezistente dhe mund të përzihet me material leshi apo me pambuk. Sinjali i veshjes mund te krahasohet me atë te antenave që qarkullojnë në treg.

Studiuesit shprehen gjithashtu se ata mund të ndryshojnë sipërfaqen e fibrës (të copës) në mënyrë qe ajo të kapë edhe informacione mbi sasinë e glukozës, ritmin kardiak, aktivitetin cerebral, lëvizjet apo diçka tjetër. Çdo fibër do ketë një funksion të veçantë.

Megjithatë, që ky produkt të hidhet në treg, duhet pritur edhe pak kohë. Fibra duhet lidhur me rrjete pa fije dhe duhet të rregullohet veshja e karikimit me energji elektrike. Janë bërë disa testime dhe rezultatet janë inkurajuese.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × three =