Shefi UEFA-s, Platini mohon akuzat e ngritura ndaj tij

Sport
257
0
sample-ad

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, vazhdon të mohojë akuzat për korrupsion që tabloidi “Sunday Times” ka ngritur ndaj francezit, lidhur me zhvillimin e Kupës së Botës në Rusi (2018) dhe Katar (2022) .

“Ka shumë thashetheme dhe akuza të pavërteta ndaj meje”, është shprehur Platini në një lidhje radiofonike me Europe1.

Po përpiqen të më dëmtojnë pikërisht tani kur mendova se mund të drejtoj FIFA-n. Unë ju siguroj se kam votuar për Rusinë dhe Katarin vetëm në bazë të bindjeve të mia, pasi asnjëra prej tyre nuk ka organizuar ndonjë botëror më parë”, ka vijuar francezi.

Përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme të FIFA-s lidhur me Joseph Blatter, numri një I futbollit europian është shprehur se nuk do i jape më besim Blatterit.

E mbështeta në 1998 pasi mendoja se ishte personi i duhur për të drejtuar FIFA-n. Pas 5 mandatesh është moment i duhur për të sjelle një imazh më të freskët, sidomos tani që imazhi I FIFA-s është shumë I keq në sytë e botës”, tha Platini.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 3 =