Mesazhi i Presidentit të Parlamentit Europian për deputetët që kanë braktisur Parlamentin

AktualitetKryesorePolitike
338
0
sample-ad

Martin Schulz Presidenti i Parlamentit Europian, apelon që opozita të zërë vendin e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Ky mesazh i qartë vjen nga Brukseli pas takimit të Presidentit Schulz me kryeministrin Edi Rama, që dy zyrtarët e lartë patën mes tyre.

Për rrugën që duhet të bëjë Shqiëpria drejt BE-së, Schultz deklaroi “se duhen hapur kapitujt. E kemi diskutuar edhe më parë, kur z.Rama ishte në opozitë dhe nuk shkonte në parlament, se parlamentarët duhet të shkojnë në parlament, detyra e tyre nuk është që të qëndrojnë jashtë.

Vendi i parlamentarit është brenda dhe jo jashtë. E kam nxitur z.Rama kur ishte në opozitë të hynte në parlament dhe të gjithë parlamentarët duhet të hyjnë në parlament.

Pra apeli im , është nuk kam ndryshuar mendim. Këshilla ime është që të gjithë parlamentarët duhet të punojnë në parlament sepse për këtë zgjidhen”.

Nga ana tjetër vetë kryeministri shqiptar, Edi Rama, shprehu gadishmërinë e mazhorancës për tu ulur dhe diskutuar me opozitën çdo propozim të saj, por sigurisht shtoi ai, pa u bërë e njëjta parti me ta.

“Sa i përket situatës në Shqipëri dua të nënvizoj se ne po presim që opozita të rikthehet në parlament pasi ne i kemi përmbushur të gjitha kërkesat legjitime dhe jemi të hapur për çdo propozim që ata kanë. Për çdo propozim ne do të ulemi dhe do të bisedojmë për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme pa u bërë e njëjta parti” tha Rama.

Kryeministri Rama falenderoi Presidentin e PE për angazhimin për të mbështetur rajonin në rrugën drejt BE.

Ndërsa Martin Schulz pritet të vizitojë vendin tonë vitin e ardhshëm.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six − 4 =