Sammer kundër Pep Guardiolas

Sport
294
0
sample-ad

Matthias Sammer, drejtori sportiv i Bayern Munichut, ka ‘kritikuar’ strategun spanjoll, Pep Guardiolan.

Drejtori sportiv i kampionëve të Budensligës gjermane, Sammer, është shprehur kundër rotacionit të cilin po e bën trajneri spanjoll Pep Guardiola. Në prag të ndeshjes ndaj CSKA Moskës, e cila zhvillohet në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ai mendon se rotacioni është i rrezikshëm për kampionin e Gjermanisë.

“Nuk e di nëse rotacioni është një ide e mirë. Mund të humbasim ritmin nëse lëmë jashtë skuadrës 5 apo 6 lojtarë titullarë. Nën drejtimin e Guardiolas skuadra ka mësuar të sillet në mënyrë pozitive sepse ai e di shumë mirë që nuk është e lehtë të mbash të njëjtin ritëm”, ka deklaruar ai.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − 3 =