Revista greke "Epikaira": Shqipëria në kërkim të naftës në veri të Korfuzit

AktualitetKryesorePolitike
265
0
sample-ad

Ç’ështja e kufirit detar vazhdon të mbaj pezull marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas revistës greke “Epikaira”, është zbuluar se qeveria shqiptare është treguar më aktive duke i kërkuar ekzekutivit grek kordinatat e sakta për naft në detin Jon.

Nuk është ende e qartë se çfarë zone kanë zgjedhur shqiptarët për të vazhduar kërkimet për naftë, por duket se një ndër rajonet më të kërkuara është ai në veriperëndim të Korfuzit.

Sipas medias greke nuk dihet nëse kjo lëvizje ka për qëllim për të provokuar një diskutim politikë me Greqin në kuadër të anulimit të marrëveshjes së 2009.

Për disa muaj, qeveria greke nuk ka arritur të bindë Tiranën për të zbatuar Marrëveshjen për zonat detare 2009, ndërsa në sfond Shqiptarët kërkojnë rinegocim nga e para.

Revista “Epikaira” teksa i referohet burimeve zyrtare shkruan se qeveria greke nuk i është përgjigjur asnjë prej dy kërkesave të bëra nga Tirana zyrtare, ndërsa komenton se me vendimin për të nisur edhe Shqipëria kërkimet në këtë zonë detare, për Greqinë po krijohet një klimë negative që sipas revistës po promovohet edhe nga mediat pranë qeverisë.

Shkrimi i referohet një vendimi të fundit të qeverisë shqiptare që për herë të parë ngriti një strukturë të re, atë të gjeologjisë detare, duke cituar edhe ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri të thotë se me mbështetjen e nevojshme të kësaj strukture, me specialistët dhe mjetet e duhura Shqipëria do të fillojë studimet gjeologjike edhe në det.

Revista në fjalë komenton se taktika e kryeministrit Rama është e harmonizuar me politikën që po ndjek Ankaraja, duke iu referuar rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese  të marrëveshjes së detit në vitin 2009, qëndrimit që ka mbajtur Edi Rama pas ardhjes në pushtet lidhur me këtë çështje dhe politikën që po ndjek Turqia me çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Qipro.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − 4 =