Raporti përfundimtar i Senatit: CIA ka gënjyer për teknikat brutale të marrjes në pyetje

Aktualitet
200
0
sample-ad

Në raportin e detajuar prej 6700 faqesh, shkruhet se një nga vendet qe lehtësuan punën e CIA-s ishte edhe Shqipëria. Në këtë raport nuk tregohet se ku konsistonte saktësisht “puna” e secilit vend.

Por në 2012-n dhe 2013-n, Parlamenti Europian i bëri thirrje të gjithë anëtarëve të BE-së dhe shteteve të tjera që të hetonin rolet e tyre në këto operacione.

Në këtë raport ka dale në konkluzion se Agjencia e Shërbimit Inteligjent amerikan, CIA , ka përdorur teknika të rënda, gjatë marrjes në pyetje të terroristëve të dyshuar, të cilët ishin brutalë dhe shumë më të këqinjë se sa ata. Sipas raportit, edhe pse këto metoda ishin shumë të rënda, ato dështuan të nxjerrnin informata të drejta.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Barak Obama në reagimin e tij u shpreh se metodat e përdorura ishin inkonsistente me vlerat e Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se të tilla veprime shkaktuan një dëm të madh në pozicionin e Amerikës në glob, si dhe vështirësuan vijimin e interesave mes aleatëve dhe partnerëve.

Përmbledhja e raportit u bë nga demokratët në Senat, teksa CIA iu kundërpërgjigj akuzave se marrjet në pyetje kanë ndihmuar në marrjen e informacioneve dhe si pasojë kanë shpëtuar dhe jetë njerëzish.

Pavarësisht kësaj CIA pranon se gjatë kohës janë bërë edhe gabime, ndërsa republikanët nga ana e tyre kanë mbajtur qëndrimin se shumë veprime të CIA-s sollën informacionet e nevojshme që më në fund sollën dhe vrasjen e Osama Bin Laden-it.

Deri më tani, 6 mijë faqet mbeten informacion i klasifikuar, ku vetëm rreth 500 të tilla janë bërë publike për opinionin.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 4 =