Rama takon kreun e PPE, diskutim për bojkotin e opozitës

Politike
327
0
sample-ad

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i deputetëve që e shoqëron zhvilloi sot në Bruksel një takim të ngrohtë dhe miqësor me Kryetarin e Grupit të Partive Popullore Europiane, Manfred Weber, të cilin e informuam mbi reformat e thella dhe të gjera që ka ndërmarrë Qeveria shqiptare. Në takim u ndanë disa vlerësime lidhur me përmbushjen e kërkesave të paraqitura nga Partia Demokratike si kushte për vazhdimësinë e bojkotit. Pas takimit Nënkryetari i Grupit të PS njëherësh dhe nënkryetar i Komisionit të Integrimit në Kuvend, Taulant Balla u shpreh në një prononcim për mediat:

E informuam zotin Weber që prej javësh, tashmë, kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë ngritjen e dy komisioneve hetimore. Madje, presim që opozita të marrë drejtimin sikurse i takon përmes ligjit të komisioneve hetimore dhe të zërë vendet në këto komisione  hetimore. E informuam, gjithashtu, për sa i përket çështjes së hapësirës që i jepet opozitës në Parlamentin e Shqipërisë. Kemi bërë një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit ku tashmë opozita mund të flasë sa herë të dojë dhe kur të dojë.

Ndamë të njëjtin qëndrim me kryetarinëeber që të ruajmë një kanal komunikimi të përhershëm me opozitën, pasi ne duam që e njëjta frymë komunikimi që ekziston këtu, në Parlamentin Europian, ndërmjet grupit S&D dhe grupit të Partive Popullore Europiane të ekzistojë në Shqipëri, sepse duam që bashkëpunimi me opozitën, për sa i përket marrëdhënieve me Parlamentin Europian, marrëdhënieve me Komisionin ta kemi të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 3 =