Projekt restaurues për banesën karakteristike 300 vjecare “Gurgai"

Kulture
346
0
sample-ad

Ndërsa rrezikohej të kthehej në një gërmadhë më shumë për qytetin e Gjirokastrës, banesa “Gurgai” monument kulture i kategorisë së dytë, dhe një ndër më të vjetrat në qytet, është përfshirë në një projekt restaurues.
Organizata “Trashegimia kulturore pa kufij,” (Cultural Heritage without Borders) pak ditë më parë ka nisur materializimin e projektit “Gjirokastra aty ku fillon ndryshimi”, projekti i parë i kësaj natyre që realizohet në qëndrën historike të qyteti muze nga kjo organizatë. Restaurimi i banesës me financimin e  kësaj organizate që kap vlerën e 10 milionë lekëve parashikon mbrotjen e banesës nga rrënimi i mëtejshëm dhe konsolidimin e ruajtjen e vlerave të saj.
Shtëpia “Gurgai” në afërsi të qafës së pazarit të qytetit, ka marë dëmtime të rënda në çati, mure dhe elementë e tjerë si tavane, suva dysheme etj. madje muajt e fundit kjo banesë për shkak të pozicionit të saj ndanë rrugës kryesore, ishte kthyer në një rrezik serioz për kalimtarët. Për shkak të rrezikut të shëmbjes, muajt e fundit ajo ishte braktisur edhe nga një familje që banonte aty me qera.
“Catia thuajse e shkatruar muret cara dhe elementë të tjerë përbërës do të rikthehn në identitet” -tha arkitekti Agron Doraci i cili nënvizoi se gjatë restaurimit do të ruhen me fanatizëm të gjitha karakteristikat dhe arkitektura e fillimit të ndërtimit të kësaj banese. Përfundimi i projektit restaurues është parashikuar në fillim të viti tjetër.

Ismail Xhaferi/shtypi.net/Gjirokastër

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 13 =