Për dashurinë bëhen çmëndurira, dhe këtë e tregoi Sara Hoxha

Showbizz
837
0
sample-ad

Shumë persona nuk e besojnë sepse i duket e pamundur, por jo, është e vërtet, sepse kjo vajzë që ju shikoni në foto është Sara Hoxha, trashigimtarja e grupit mediatik Top Channel, e cila ka bërë një transformim rrënjesor në trupin e saj.

Nuk e dimë se kush ishte shkaku që Sara mori këtë vendim, por ajo e ka një përgjigje dhe këtë e ka shkruar në instagram. “Ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë në jetën time, por dua ta bëj të qartë që kjo nuk është diçka që e rekomandoj si një mënyrë për të humbur në peshë” ka deklaruar Sara Hoxha vajza e Dritan Hoxhës, në lidhje me ndryshimn drastik që i ka bërë trupit të saj, për vetëm një vit.

Ajo ka pranuar që ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale për të arritur trupin që aktualisht ka. Në gusht të këtij viti portali Anabel informonte se Sara i qe nënshtruar një Gastric Bypass, ose thënë në gjuhën popullore, zvogëlim stomaku. Por ajo tani thotë se këtë gjë nuk ua rekomandon miqve të saj, që e pyesin se si ia dole. “Nuk jam askush që të jap këshilla, për sa kohë që nuk munda të humbas peshë në mënyrë të shëndetshme”, shkruan Sara në Instagram. Por pavarësisht se nuk ndihet krenare për këtë ndryshim, ajo tani duket një zonjushë e vërtetë e denjë për dashurinë e saj të re, pasi tashmë është e njohur lidhja e saj me moderatorin e “The Voice” Ledion Liçon.

Fjalët e para për lidhjen e saj me Ledionin të cilit thuhet se ia ka kushtuar këtë transformim, u hapën pranverën e kaluar. Çifti i të dashuruarve kaloi edhe pushimet e verës së bashku dhe vetëm në tetor ata postuan në rrjetet sociale fotot e tyre, ku ajo më e famshmja ishte duke u puthur në një çarter dhe bëri xhiron e të gjithë mediave dhe faqeve online shqiptare.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 3 =