Kancelarja gjermane Angela Merkel, 11 kushte Sërbisë për Kosovën

AktualitetKryesore
245
0
sample-ad

Berlini zyrtarë i ka dërguar Serbisë përmbushjen e njëmbëdhjetë kushteve,  lidhur me raportin e qëndrimit ndaj Kosovës, për të bërë të mundur hapjen e kapitullit dhe vazhdimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Një ndër kushtet është njohja e pasaportës së Kosovës në kufirin me Serbinë edhe miratimi i Statutit të Bashkësisë së Komunave Serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, si dhe pjesëmarrja e Kosovës në të gjitha forumet rajonale.

Sipas të përditshmes së Beogradit, ‘Veçerenje novosti”,  kushtet e vendosura thuajse janë të pamundshme për Serbinë, meqë prekin statusin e Kosovës dhe në fakt mbështesin pavarësinë e saj.

Nëse Serbia përmbush gjithë çfarë kërkohet, pavarësisht se gjasat janë shumë të vogla, liderët evropianë që në Samitin e dhjetorit do të mund të caktonin për në fund të janarit konferencën e ardhshme ndërqeveritare, në të cilën do të hapeshin njëherësh kapitujt 32 (kontrolli financiar) dhe 35 (mbi Kosovën)”, thotë gazeta, dhe shton se duke pasur parasysh qëndrim e palëkundur të Berlinit, është më reale të pritet shtyrja e hapjes së kapitullit të parë për një periudhë tjetër.

“Novosti” pohon se bashkë me kërkesa janë dhënë edhe përgjigjet që duhet t’i bëjë Serbia, që do të thotë se kësaj të fundit i mbetet vetëm të shënojë pranimin.
Gazeta përmend zyrtarë serbë, të cilët e thonë haptas se nga Serbia kërkohet njohja e Kosovës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 + 4 =