Majko paralajmëron rrëzimin e Gent Sejkos për Guvernator të BSH

AktualitetKryesorePolitike
272
0
sample-ad

Deputeti i Partisë Socialiste, dhe ish-kryeministri Pandeli Majko paralajmëron rrëzimin e dekretitit të Presidentit të Republikës për emërimin e Gent Sejkos si Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, edhe pse u tregua i kujdesshëm, sic tha ai, për të mos thënë “fjalën e fundit”, Majko ka përdorur ironinë për të theksuar se Presidenti në një tjetër rast ka vërtetuar marrëdhënien e tensionuar dhe mosbashkëpunimin me mazhorancën.

Është një ngjarje që ka ndodhur 24 orët e fundit, kam qenë në avion kur ka ndodhur kjo histori. Por mesa duket dikush tjetër në Presidencën e Republikës ka qenë në avion. E them në sensin ironik në trajtimin e këtij problemi. Nuk është hera e parë që te Presidenti i Republikës nuk vihet re një komunikim normal me drejtuesit e mazhorancës”.

Është një ide e mirë që Shqipëria ti hapë dyert për pozicionet e larta të institucioneve të saj një brezi emigrantësh. Duhet të kuptojmë se Shqipëria nuk jeton vetëm me shqiptarët e Shqipërisë, por me 1/3 e kombit të saj që pas viteve ’90 dolën jashtë kufinjve të Shqipërisë për arsye më të ndryshme.

Mendoj se duhet një reflektim në vazhdim.Unë nuk jam duke thënë ‘zh’, pra fjalën e fundit në këtë që sapo them, por mendoja se Presidenti do të ishte më mirëkuptues në gjithë këtë proçes të hapur për BSH”.

Ndërsa duke folur lidhur me debatin për hapjen e dosjeve, Majko theksoi se ai nuk duhet kurrsesi të politizohet, por të bëhet në sensin kulturor.

Mendoj se lustracioni në Shqipëri duhet parë tashmë si një moment kulturor, sesa si një mekanizëm ligjor që do të bëjë çudira dhe do të na nxjerrë në një ndriçim të ri të situatës për të ardhmen”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − ten =