Librazhd, tullumbacja i merr jetën foshnjës 11 muajshe

Aktualitet
246
0
sample-ad

Në një çerdhe të Librazhdit, një foshnjë 11-muajshe ka humbur jetën, pasi ka gëlltitur një tullumbace të çarë. Shkak nga pakujdesia e edukatoreve ka bërë që vajza t’i shpëtojë vëmendjes së tyre dhe të gëlltisë tullumbacen që i kishin dhënë për të luajtur.

Në momentet e para edukatoret kanë vënë re se vogëlushja ka shfaqur disa probleme në frymëmarrje, dhe duke parë se tullubacja ishte e çarë kanë kuptuar se ajo kishte gëlltitur një pjesë të saj, por nuk kanë arritur t’ja nxjerrin tullumbacen nga goja.

Foshnja me iniciale M.G, është nisur menjëherë drejt spitalit, por fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë rrugës.

Mjekët konstatuan se vogëlushja nuk kishte asnjë shenjë jete kur mbërriti në spital. Sipas mjekëve, tullumbacja i bllokoi vogëlushes rrugët e frymëmarrjes, duke i marrë jetën.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × one =