Kushtetuesja rrëzon PD, për reformën territoriale

AktualitetKryesorePolitike
318
0
sample-ad

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për të pezulluar reformën territoriale, por ndërkohë pritet që Gjykata Kushtetuese, ta vlerësojë në tërësi kërkesën e demokratëve për reformën territoriale.

Deputetët dhe përfaqësuesit demokratë kërkuan kohë për të argumentuar se pse reforma më madhore e mazhorancës është bërë në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit.

Demokratët kërkuan fillimisht pezullimin e ligjit për ndarjen administrative-territoriale më pas rrëzimin e tij. Opozita kundërshton me forcë hartën e re të territorit duke e konsideruar si një akt të pastër korruptiv që ishte bërë për interesa politike nga ana e së majtës.

Nga ana tjetër, përfaqësues të parlamentit dhe të qeverisë do të japin argumentat pro ligjit. Nëse ligji nuk rrëzohet atëhere zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në bazë të hartës së re, që e ndan vendin në 61 njësi vendore.

Ndërkohë edhe shoqatat e Komunave dhe Bashkive e kanë kundërshtuar reformën dhe kanë nisur në KQZ kërkesat për referendum lokale.

Edhe presidenti Nishani nuk e vendosi ligjin e ri për ndarjen territoriale, duke e konsideruar si antikushtetues dhe të pakonsultuar me grupet e interesit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 + fifteen =