Katovica me direktivat e Ramiz Alisë, që varrosën pluralizmin shqiptarë

AktualitetKryesorePolitike
475
0
sample-ad

Vendosëm ta botojmë sot fjalimin e ish udhëheqësit komunist Ramiz Alia, para Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, në mënyrë që gjithkush ta shohë e të gjykojë vetë mbi të vërtetën e paskomunizmit, të propoganduar si vepër e anti-komunistëve shqiptarë.

Teksti i mëposhtëm është pjesë e fjalimeve që Ramiz Alia, i cili pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, zuri vendin e tij, mbajti në muajin tetor 1988 përpara antarëve të udhëheqjes së lartë komuniste.

Ishte një mbledhje që vendosi piketat dhe përcaktoi të ardhmen paskomuniste të vendit tonë, një takim i ardhur dy vjet pas atij të udhëheqësve komunistë të mbledhur në Katovicë të Polonisë, ku Mihail Gorbaçovi, ish udhëheqësi i fundit komunist i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), kishte komunikuar platformën e kalimit “vullnetar” të kampit lindor në atë të kapitalizmit pluralist perëndimor.

“Kështu do ta ndërtojmë demokracinë tonë”, është kredoja e fjalimit të Ramiz Alisë, mbajtur para trupës më të lartë të udhëheqësisë komuniste, një vit para rrënies së Murit të Berlinit.

Fjalimi është marrë nga protokollet e mbledhjeve të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, tetor 1988.

Më poshtë,pa dashur të bëjmë komente, po japim tekstin e plotë të fjalimit të Ramiz Alisë, që përcaktoi fatin tonë të mbrapshtë.

                                                  FJALA E RAMIZ ALISË

“ Sistemi ynë ka kapitulluar përpara atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:

  • Në respektimin e të drejtave të njeriut
  • Në krijimin e pluralizmit politik.

Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.

Kundërshtarët tanë do ti nxisim që të krijojnë parti sa të duan, të majta, të djathta dhe të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga ne.

Programet e themelimit të këtyre partive do ti formulojmë dhe do ti mjiratojmë ne.

Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë.

Partia që do të marrë pushtetin do ta shajë komunizmin në themel e në çati. Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e perëndimit dhe të desidencës antikomuniste.

Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politik antikomunist do të flasin, por edhe do të na shajnë. Dhe këta dihet që e urrejnë komunizmit, por do të na afrohen dhe do të na përkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre. Këta do ti afrojmë dhe do tu japin punë të parëndësishme por kurrë nuk do ti lëmë të na marrin pushtetin, sepse ata sa të marin fuqinë do të fillojnë të hakmerren dhe ne, kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre.

Në zbatim të të drejtave të njeriut duhet që t’u japim edhe kompesim në para të burgosurve politikë e ti kompletojmë edhe me komoditete banimi.

Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do tu japim nga një letër në dorë, që “tu njihet prona” dhe, në forma të ndryshme, do ti ngatërrojmë me njeri tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata ku do të zbatohet rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të dytën dhe, “për difekte teknike” do të kthehen përsëri në të parën. Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta duke u dhënë nga një pasaportë dhe duke u bërë presion do ti largojmë nga Shqipëria. Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen. Pasuria e tyre na përket neve se ne e bëmë.

Materialin që më dërgoi Gorbaçovi kam dy vjet që e studioj. Sovjetikët kanë ecur shumë përpara. Për këtë ju jeni në dijeni sikundër i kemi diskutuar edhe më parë këto probleme.

Neve kemi kuadro sa për shtatë komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arësye që të kemi frikë. Ne kemi studime dhe platforma gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të na kundërshtojnë, por këtyre do t’ua mbyllim gojën e do tu japin nga një cop punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionist. Këtyre do tu ofrojmë krijimin e shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do tu japim nga një pension dhe do tu mbajmë ison.

Kosova është në pragun e shpalljes së kushtetutës Le të bëjnë si të duan pasi ne kemi platformën tonë.

Çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë.

Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe, ndaj nomeklaturës së lartë komuniste, ne, komunistët reformator, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas të cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne. Ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji brenda dy tre legjislaturave do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste e cila do të na përjetësoj në pushtetin politik të të ardhmes që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë.

Të jeni të sigurt që e ardhmja do të jetë e jona. Kurrë nuk do e lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë ne dhe fëmijët tanë.

Nëse do të ndodhë që do të na e marin pushtetin dhe do të na rrezikojnë, atëherë harram na qoftë nëse nuk do të dimë ti mbrojmë fitoret e arritura qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur në rininë tonë.

Prandaj gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur. Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur gjithë këto vite me mund dhe sakrifica. Mjerë ata që do të guxojnë të na dalin përpara dhe të na kundërvihen! Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nëse do të lind nevoja do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’ua përmend.

Pavarësisht problemeve që na ndajnë me ta kini parasysh se na bashkon kauza jonë e përbashkët që është pushteti i komunistëve, pavarësisht nga nuancat dhe diskordancat e përkohëshme. Përveç aleatëve ideologjik, nëse lind nevoja do të kemi edhe mbështjetjen e aleatëve të tjerë perëndimor me të cilët kemi ruajtur lidhje të vjetra për hir të interesave të mëdha.

Shoku Enver dhe unë i kemi ruajtur këto lidhje të domosdoshme dhe jetike që, në fund të fundit, garantonin pushtetin tonë popullor, të cilin do ta ruajmë si sytë e ballit edhe tani, edhe në të ardhmen, dhe përgjithmonë, pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, ndaj, sido që të rokullisen punët uji do të rrjedh në mullirin tonë.

Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të shtrëngoni rradhët dhe të mos dekurajoheni nga këto situate të vështira që po kalojmë, sepse, në fund të fundit, rendësi ka pushteti që do të jetë përjetësisht i yni.

Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mëndje të kthjellët. Mbani mend; Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tonat. Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri, në përputhje me evoluimin e situatave. Punë të mbarë ! Me kaq mbledhja mori fund. Ditën e mirë dhe mirë u pafshim!

shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + seventeen =