“Je spiuni i policisë, do të vrasim”. Ky është mesazhi për 29-vjeçarin nga Devolli

AktualitetKronike
309
0
sample-ad

“Ti je një spiun i policisë dhe tregon për punën tonë. Ne do të të vrasim ty dhe familjen tënde. Ky është vetëm një kërcënim i parë, nëse vazhdon të tregosh në polici do të të shuajmë si familje”. Ky është mesazhi kërcënues që i bëhet një 29 vjeçari.

Bëhet fjalë për një person që punon si transportues drush i cili është kërcënuar me jetë, dhe ky është 29 vjeçari me iniciale N.H nga fshati Miras i Devollit.

Policia bën të ditur se në garazhdin e këtij shtetasi është gjetur një kallëp tritol me fitil e donator si dhe një zarf më fjalë kërcënuese.

Burime nga uniformat blu të Devollit, bëjnë të ditur se autorët dyshohet të jenë persona që tregtojnë në mnyrë të paligjshme dru për ngrohje.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + seven =