Gjirokastër, ndalohen 65 klandestinë sirianë, mes tyre 5 gra dhe 2 fëmijë

AktualitetKronike
287
0
sample-ad

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar mbrëmjen e djeshme 65 klandestin sirianë në komunën e Antigones. Mes të ndaluarve kishte pesë gra dhe dy fëmijë, ndërsa shumë prej të ndaluarve u dërguan në spitalin e qytetit pasi paraqisnin probleme shëndetësore për shkak të kequshqyerjes dhe lodhjes.

Refugjatëve sirian u kap pranë fshatit Arshilenko në komunën Antigonë të rrethit të Gjirokastrës, të cilët po ecnin në këmbë në drejtim të qytetit. Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek me destinacion Malin e Zi.
Grupi i emigrantëve ndodhet në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës ku po bëhen verifikimet e dokumentacioneve më qëllim kthimin e tyre në atdhe.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 + eleven =