Gjermania nuk e donte Lëvizjen Vetëvendosje në qeveri

AktualitetPolitike
267
0
sample-ad

Deputeti gjerman Andreas Schockenhof ka treguar haptas se gjermanët nuk e donin Lëvizjen Vetëvendosje në Qeveri. Për këtë, ai ka përmendur dialogun Kosovë –Serbi, që VV e ka refuzuar.

Duket se Blloku LAN e ka humbur betejën për pushtet për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pas nënshkrimit të marrëveshjes kishte synuar ta marrë përsipër dialogun Kosovë-Serbi.

Madje deputeti gjerman Andreas Schockenhoff e ka thënë haptas këtë. Sipas tij, për shkak të dialogut ka qenë e rëndësishme që forcat nacionaliste të mos përfshihen në ekzekutivin e ri.

Ne presim normalizimin gradual të raporteve. Ndaj ka qenë me rëndësi që në qeveri të mos jenë forcat nacionaliste, të cilat e refuzojnë këtë dialog. Por qëllimi i këtij dialogu është – që me siguri nuk do të shkojë tepër shpejt – që të rezultojë se Kosova është një shtet sovran dhe se duhet të jetë e pavarur edhe në marrjen e përgjegjësive ndërkombëtare” ka thënë ai.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine + seven =