"Wavy bob", trendi më i ri i flokëve

Tendence
570
0
sample-ad

Pas modës së flokëve të gjatë që zgjati shumë muaj, yjet e Hollivudit kanë kthyer sytë nga një model i ri flokësh, të shkurtër dhe të valëzuar, të cilin e kanë quajtur “Wavy bob”.

Ndër yjet që kanë përqafuar menjëherë këtë model të ri flokësh janë: Beyonce, Jennifer Lawrence, Taylor Swift, Emma Stone, Karlie Kloss, Kerry Washington dhe shumë të tjera.

Stilisti i yjeve të Hollivudit, Julien Farel, tha se shumë yje kanë pëlqyer këtë model të ri flokësh. “Shoh shumë yje në tapetin e kuq me këtë model flokësh dhe më pëlqen shumë. Është një përqasje moderne ndaj feminilitetit”, tha Farel.

Sipas tij edhe ndërrimi i stinëve ka bërë që femrat të afrohen drejt këtij modeli, i cili përveçse seksi, është edhe më i rehatshëm.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × two =