Disa mënyra që gjatë festave mos të shtoni peshë

Shendeti
304
0
sample-ad

Edhe pak javë na ndajnë nga festat e fundvitit. Keni kohë që keni marrë masa për të humbur kilogramët e tepërt dhe ju vjen keq që të hidhni poshtë gjithë mundimin?

Ja disa këshilla si të ruani ekuilibrin.

1.Hani me dorën e papërshtatshme

Kjo mënyrë do ju ndihmojë ta ngadalësoni ritmin e të ngrënit duke ju bërë edhe me të vetëdijshëm për atë që do konsumoni. Një studim ka treguar se kjo ul më 30% sasinë e kalorive të marra.

2.Largoni oreksin me mente

Menta do ju largojë oreksin duke “fshehur” edhe aromat e shijshme të disa ushqimeve.

3.Mos konsumoni karamelë e çokollata

Çokollatat, karamelet dhe ëmbëlsirat duhet të shmangen sa më shumë gjatë festave.

4.Pini ujë të gazuar

Para çdo vakti pini ujë të gazuar. Ai do mbushë stomakun dhe nuk do lërë shumë vend për të ngrenë ushqim.

5.Preferoni perimet

Perimet janë miqtë më të mirë për periudhën e festave. Të pasura me ujë ato do e mbushin stomakun. Sallata jeshile, specat, domatet, karotat dhe lulelakrat janë pak kalorike, por të pasura me fibra dhe ujë.

6.Ecni me parimin: “Larg syve, larg stomakut”

Në darken e festave qëndroni sa më larg ushqimeve kalorike. Sa më pak t’i shihni aq më rrallë do ju shkojë mendja t’i konsumoni.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 1 =