Çfarë është gjëndra tiroide dhe lidhja e saj me jodin

Shendeti
283
0
sample-ad

Anatomikisht kjo gjëndër vendoset në pjesën e përparme të qafës dhe ka formën e fluturës. Si çdo gjëndër tjetër endokrine, tiroidja prodhon, depoziton dhe hedh në qarkullim hormonet e saj. Dy janë hormonet kryesore që prodhon kjo gjëndër: konkretisht tiroide T3 trijodtironina dhe T4 ose tetrajodtironina. Këto janë hormone me bazë jodi, ndaj që këto hormone të prodhohen normalisht, nevojitet që çdonjëri prej nesh të marrë sasinë e nevojshme ditore të jodit.

Hormonet e tiroides kanë një rol dhe rëndësi shumë të madhe për çdo qelizë dhe ind të organizmit. Tiroidja kontrollon kryesisht metabolizmin dhe përdorimin e energjisë, rrahjet e zemrës, temperaturën e organizmit, fortësinë muskulore, peshën, zhvillimin fizik, zhvillimin psikik, proceset e frymëmarrjes, nivelet e yndyrave, sistemin e riprodhimit etj.

Hormoni kryesor përgjegjës për stimulimin e tiroides është TSH, që vjen i prodhuar nga një gjëndër tjetër që ndodhet në kokë. Kjo gjëndër quhet hipofizë dhe prodhon shumë hormone të tjera veç TSH-së. Përveç këtij hormoni, gjëndra tiroide gjatë gjithë proceseve të përpunimit të jodit dhe formimit të hormoneve ndikohet nga shumë stimuj të tjerë neuroendokrin dhe ndërveprime të shumta fiziologjike.

Çfarë është deficenca jodike?

Që nga vetë formulimi i pyetjes kuptohet që kur themi deficencë jodike nënkuptojmë pakicë apo pamjaftueshmëri të jodit. Kur sasitë e nevojshme të jodit janë të pamjaftueshme, kemi shfaqjen e fenomenit të deficencës jodike. Shqipëria, tek e cila burimet natyrore të jodit janë të pamjaftueshme, përfshihet në vendet me deficencë jodi. Kjo deficencë çon në mos prodhimin e mjaftueshëm të hormoneve të tiroides, e cila më vonë rëndohet në sëmundje të rrezikshme të gjëndrës tiroide në tërësi. Përafërsisht 40% e botës vazhdon të jetë me deficencë jodike.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 3 =