Braçe: Guvernatori i BSH zgjidhet me mirëkuptim, vullneti individual nuk i shërben askujt

AktualitetKryesorePolitike
369
0
sample-ad
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist Erjon Braçe, deklaroi se guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duhet të zgjidhet me mirëkuptim mes institucioneve dhe se vullneti individual nuk i shërben askujt.

“Vullnetet personale nuk shërbejnë për asnjë gjë. Duhet të ketë një zgjidhje ligjore si për Guvernatorin ashtu edhe për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Çështje të tilla shumë të rëndësishme duhet të zgjidhen me mirëkuptim”, thekson Braçe.

Ndërkohë që dekreti është depozituar në Kuvend, Braçe thekson se do të jetë Konferenca e Kryetarëve ajo që do të vendosë nëse dekreti do të merret në shqyrtim apo jo.

Por, sipas tij, ligji parashikon që Guvernatori të jetë anëtar i Këshillit Mbikqyrës, ndërsa vë theksin në bashkëpunimin që duhet të ketë mes institucioneve për një çështue të tillë.

I pyetur nga mediat nëse mazhoranca do të japë votën kundër apo jo ndaj kësaj kandidature, Braçe tha: “Unë nuk po flas as për kandidat as për dekret. Natyrisht që është çështje shumë e rëndësishme, ashtu siç është e rëndësishme edhe çështja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që duhet zgjidhur me qetësi. Dhe mbi të gjitha me mirëkuptim mes institucioneve. Vullnetet individuale nuk i shërbejnë askujt”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

ten + nine =