Të lexosh botën në 365 ditë

Histori te rralla
355
0
sample-ad

Shkrimtarja Ann Morgan sfidoi veten për të lexuar një libër për secilin vend të botës brenda harkut kohor të një viti. Në listën e saj të gjatë prej 196 librash ndodhet dhe “Pallati i ëndrrave” e “Prilli i thyer” nga I.Kadare dhe “I humburi” nga F.Kongoli. Ajo përshkruan më tej këtë eksperiencë:
“E mendoja veten si një njeri mjaftueshëm kozmpolitan por raftet e mia të librave tregonin që leximi im ishte më shumë i fokusuar në autorë anglishtfolës, kështuqë në fillim të vitit 2012 vendosa të sfidoj veten duke u përpjekur të lexoj një libër nga secili vendi i botës për të parë se ç’po humbisja.
Ishte e pamundur të gjeje libra nga e gjithë bota në raftet e librarive lokale prandaj vendosa të pyes lexuesit e planetit për ndihmë. Krijova një blog që e quajta “A year of reading the world” dhe vendosa një thirrje për sugjerime të titujve që mund të lexoja. Përgjigjet ishin mbresëlënëse. Ia dola të lexoja libra nga 196 vende të pavarura të botës dhe nga territore të tjerë të zgjedhur nga vizitorët e blogut tim. Lexova një histori nga Suaziland, një novelë nga Nikaragua, një libër nga Brunei,një… besoj se e kuptoni vetë.”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 − 9 =