Nënshkruhet marrëveshja e bashkëqeverisjes Mustafa – Thaçi

AktualitetKryesorePolitike
318
0
sample-ad
Më në fund Hashim Thaçi i PDK-së dhe Isa Mustafa i LDK-së nënshkruan marrëveshjen për të bashkëqeverisur vendin në 4 vitet e ardhshme.

Dy liderët e partive në koalicion qeverisës theksuan se marrëveshja është në të mirë të vendit, duke përmendur edhe objektivat të cilat, do të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës. Me zyrtarizimin e marrëveshjes, i hapet rrugë krijimit të institucioneve të Kosovës. Prej ditësh, Mustafa e Thaçi kanë arritur marrëveshje edhe për postet e qeverisë së re. Ndërkaq, nuk ka mbetur as një orë kur pritet të nisë senaca konstituive e cila do të caktojë kryesinë e Kuvendit.

Pas konstituimit të Kuvendit pritet që të jetë një seancë e dytë urgjente ajo që do të zgjedhjë kryeministrin dhe qeverinë. Sipas procedurave Presidentja Atifete Jahjaga duhet ta thërrasë kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi, për t’i kërkuar emrin e mandatarit të Qeverisë së re.

Sipas marrëveshjes, Isa Mustafa do të jetë kryeministër, ndërsa posti i kryeparlamentarit dhe ai i presidentit më 2016 do t’i takojnë PDK-së. Pritet që Thaçi të lërë mandatin e deputetit dhe të mbajë vetëm postin e kreut të PDK-së, deri në momentin e zgjedhjes së tij si President i Kosovës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 2 =