Modeli i ri super luksoz i “Cadillac”

Auto
270
0
sample-ad

Kompania Cadillac tani është në një gjendje ku shitjet e modeleve të fundit po lëkunden pas një rritjeje të çmimeve në krahasim me vitin 2013. Shefi i marketingut të kompanisë është shumë i bindur se një numër i ndryshimeve do ta riaktivizojë markën.

Uwe Ellinghaus, i cili iu bashkua Cadillac-ut në janar kishte punuar për BMW më shumë se 10 vite. Ai tha për Autonews se gjithçka që ai ka bërë ka qenë puna e tij themelore për të krijuar një pamje të re të markës.

“Në terma inxhinierike, ka shumë kuptim që ne të punojmë kundër BMW-së”, tha ai. “Nga një pikëpamje e komunikimit, ju nuk duhet ta ndiqni këtë rregull”.
Ellinghaus dëshiron që ta transformojë Cadillac-un në një “markë të pastër luksoze”.

Dhe hapi i parë për këtë është edhe zhvendosja e selisë nga Detroit në Nju Jork. Kjo do të përkojë edhe me lansimin e modelit CT6 në prill në shfaqjen e veturave në Nju Jork.

Ai komentoi gjithashtu edhe për ndryshimin në emrat e modeleve të Cadillac. Të gjithë modelet sedanë do të kenë një prefiks CT, me “C” që nënkupton Cadillac dhe “T” për Tourer.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − eleven =