Milan e Inter humbin dhe largohen më shumë nga zona Champions, Napoli frenohet nga Empoli

Sport
273
0
sample-ad
Skuadra e Milanit zhgënjen. Kuqezinjtë munden nga Genoa 1-0 duke u larguar akoma më shumë nga zona e Champions League objektivi kryesor i skuadrës të drejtuar nga Pipo Inzagi.

Ekipi i Silvio Berluskonit u duk se do ta kishte të lehtë transfertën në Genoa, por në fund doli i mundur duke përfunduar në vendin e 7 me 21 pikë pas 14 ndeshjeve.

Ndërsa Empoli qëndron i fortë përballë Napoletanëve. Kjo u dukë në rezultatin e takimit në Sao Paulo pasi miqtë arritën një barazim të rëndësishëm 2-2. Kjo tregon se Empoli rezultoi e kundërta e asaj që kishte parashikuar skuadra e drejtuar nga Benites, pasi për pak sa nuk i shkaktoi humbjen. Empoli mund të kishte fituar ndeshjen nëse do të tregohej më i kujdesshëm, pasi kishte avantazhin e dy golave, por Zapata dhe De Guzman barazuan gjithçka.
Në ndeshjet e tjera Lazio fitoi me Parmën 1-2, ndërsa Atalanta bëri detyrën në shtëpi duke mundur Cesena.

Surpriza ishte në mbrëmje ku Udinese trondit Interit duke i shkaktuar humbjen brenda në shtëpi. Miqtë ia arritën që të merrnin 3 pikët e plotë, pasi përmbysën avantazhin e vendasve në pjesën e parë. Icardi kaloi Interin në avantazh në minutën e 40 duke dërguar zikaltërit të qetë në pushimin mes pjesëve, por në pjesën e dytë Udinese kthen gjithçka duke fituar 2-1, teksa autorët e golave janë Fernandez 60’ dhe Cyril Thereau në të 71’ dhe largohet fituese nga San Siro.

Humbja e zbret Interin në vendin e 12 me 17 pikë, larg zonës së Champions, ndërsa Udinese i bashkohet Milanit me pikë të barabarta 21, por në vendin e 8.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + ten =